News

nën142014

Hapen specializimet në mjekësi, kuotat sipas specialiteteve

Pas katër vitesh rifillojnë specializimet për ciklin e tretë të studimeve me kohë të plotë në Universitetin e Mjekësisë
Duke nisur nga sot kandidatët që duan të ndjekin studimet  e specializuara në Fakultetin e Mjekësisë mund të nisin aplikimin. Në mbledhjen e qeverisë janë miratuar 365 kutoa pranimi, nga të cilat 340 janë për kandidatët brenda territorit të vendit, 20 për kandidatët nga trojet shqiptare dhe 5 për transferime.
Dekania e Fakultetit të Mjekësisë,Prof.dr. Mira Rakacolli thekson se kandidati që aplikon për të ndjekur studimet e specializuara në mjekësi do të kalojë në tre faza. Kriter kryesor është nota mesatare mbi 7.
"Do të kalojë në konkurrim dhe intervistim. Konkurrimi do jetë transparent sepse do zhvillohet në ambjentet e Agjencisë Kombëtare të Provimeve. Do të jenë rreth 100 pyetje të zgjedhura nga një total prej 5 mijë, të përgatitura nga personeli akademik i fakultetit tonë. Ndërsa procesi i intervistimit do zhvillohet në bazë të departamenteve ku ata dëshirojnë të vazhdojnë", deklaron Rakacolli.
Sipas dekanes Rakacolli, procesi i pranimit do të jetë transparent si asnjëherë tjetër, për t'i dhënë fund njëherë e mirë praktikave abuzive me specializimet në Fakultetin e Mjekësisë.
"Është menduar që të ndahet një përqindje e tillë e vlerësimit: 60-70 për qind nga konkursi, 20-30 për qind nga mesatarja dhe vetëm 10 për qind nga intervista. Pastaj, në bazë të pikavarazhit do të bëhet listimi i kandidatëve sipas meritës dhe i pari do zgjedhë degën që do, pastaj i dyti e kështu me radhë. Prandaj mendoj se në këto procese nuk do të ketë asnjë abuzim", thekson  Rakacolli.
Tarifa vjetore e shkollimit për studentët që ndjekin  studimet e specializuara është përcaktuar 115 mijë lekë. Studenti i shpallur fitues do të paguajë menjëherë në llogarinë e Univeristetit të Mjekësisë 30% të tarifës vjetore të shkollimit. Ndërsa në momentin e aplikimit studentët do të paguajnë tarifën e konkurrimit në masën 5000 lekë.

Kuotat për specializimet sipas degëve

Alergologji

5

Neurologji                           

9

Anatomi Patologjike

6

Neurokirurgji                       

5

Anestezi Reanimacion

18

ORL  

9

Dermatologji                     

5

Obstetrikë gjinekologji      

18

Endokrinologji 

8

Okulistikë 

9

Gastrohepatologji

7

Onkologji                            

9

Hamtologji                         

6

Ortopedi  traumatologji    

13

Diagnozë me imazhe      

12

Pediatri                               

12

Kardiokirurgji  

5

Pneumologji                       

8

Kardiologji                    

18

Psikiatri                                

11

Kirurgji e përgjithëshme

16

Psikiatri e fëmijëve           

5

 Kirugji maxilo-faciale    

12

Rheumatologji                 

9

Laborator klinik-biokimik 

11

Sëmundje infektive           

10

Mikrobiologji                      

10

Shëndet publik                  

10

Mjek familjeje                      

20

Pedodonti                           

5

Mjekësi interne                   

11

Toksikologji klinike           

8

Mjekësi ligjore                   

13

35 Mjekësi urgjence               

14

Nefrologji                             

8

Mjekësi transfuzive           

5


Përgatiti: Alma Demiraj

download center do të gjeni informacionin e plotë mbi VKM dhe tabelën e kuotave për secilin specialitet.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>