News

tet32014

Kuvendi miraton projektligjet për Urdhrat profesionalë

Kuvendi i Shqipërisë miratoi dje me  72  vota pro, projektligjin "Për Urdhrin e Stomatologëve në Republikën e Shqipërisë". Seanca e djeshme plenare e Kuvendit të Shqipërisë ndër të tjera parashikonte miratimin e projektligjit "Për Urdhrin e Stomatologëve të Shqipërisë" dhe të projektligjit "Për Urdhrin e Farmacistëve të Shqipërisë".
Deputeti i PS-së, Ilir Pendavinji në seancën e djeshme plenare shpjegoi se projektligji "Për Urdhrin e Stomatologut" parashikon ndër të tjera krijimin më vete të këtij Urdhri, ndërsa përcakton qartë mënyrat e zgjedhjes së organeve drejtuese, të funksionimit të tyre, si dhe statusi i urdhrit si ent publik profesional i pavarur që rregullon profesionet në fushën e stomatologjisë. Gjithashtu, një nga objektivat kryesorë të këtij projektligji është krijimi i një marrëdhënie komunikimi më të konsoliduar mes Ministrisë së Shëndetësisë me Urdhrat, duke kërkuar që të paktën çdo 6 muaj ata të informojnë për masat këshilluese apo dhe ndëshkuese ndaj anëtarëve të Urdhrit.
Ky projektligj i ndryshuar, ka hasur një sërë diskutimesh edhe në seancat e mbajtura nga Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë pasi të shumta kanë qenë propozimet e ardhura nga grupet e interesit. Kujtojmë se fillimisht nuk është mirëpritur ndarja e Urdhrit të Stomatologëve nga Urdhri i Mjekëve por në kuadër të unifikimit të të gjithë urdhrave të profesionistëve, Këshilli i Ministrave propozoi krijimin e tij. Gjatë diskutimeve të mëhershme ka tërhequr debat mënyra e zgjedhjes së Presidentit, mosha dhe kohëzgjatja e mandatit të tij, si dhe mënyra dhe vlera e gjobitjes së anëtarëve të urdhërit nga Këshilli Disiplinor.
Sipas projktligjit të miratuar në Kuvend, në lidhje me moshën e Presidentit të urdhrit parashikohet që Presidenti të jetë  në moshë jo më shumë se mosha e daljes në pension, të ketë më shumë se 15 vite eksperiencë. Ai do të ketë një mandat 5 vjeçar dhe mundësi rizgjedhje vetëm një herë. Këshilli kombëtar zgjedh dhe shkarkon Presidentin me shumicë të thjeshtë votash. Ndërkohë që grupet e interesit kishin kërkuar me ngulm që Presidenti të kishte të paktën 10 vite eksperiencë pune, të zgjidhej me 2/3 e votave dhe që ai të ishte në moshë jo më shumë se 63 vjeç në momentin e zgjedhjes.
Ligji parshikon se Urdhri i Stomatologëve do të financohet nga buxheti i Ministrisë në vitin e parë të krijimit të tij dhe më pas të ketë një buxhet të cilin e administron vetë ai, pra si urdhërat e tjerë profesionalë. 
Në lidhje me masat që Komisioni Disilinor i Këshillit Rajonal merr, në ligj përcaktohet se e drejta e ankimimit bëhet 15 ditë nga data e komunikimit me shkrim të vendimit. Këshilli Kombëtar, brenda 60 ditëve nga data e marrjes së ankesës, detyrohet të japë vendimin për ankesën e paraqitur. Gjithashtu gjobat janë ulur nga një maksimum prej 250 mijë lekësh në 100 mijë lek.
 Në vijim, në doktor33.al do të mund të lexoni intervista me aktorët kryesorë në fushën e Stomatologjisë të cilët do të ndihmojnë edhe në krijimin e strukturave të këtij Urdhri.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>