sht162014
NJOFTIM
Sipas të dhënave të marra nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, bari NIFEDIPIN 20 RET-1A PHARMA, Prolonged-release tablets x 20mg, e Mbajtesit të Autorizimit për Tregtim 1A PHARMA GMBH - GJERMANI i serisë DY5223 me datë skadence 30.09.2018, është tërhequr nga tregu.
Seria në fjalë është tërhequr nga tregu për arsye të shkallës së disolucionit më të ulët nga norma e lejuar.
Për këtë arsye kompania farmaceutike ka vendosur të ndërpresë hedhjen e kësaj serie në tregun farmaceutik, të marrë masa parandaluese për të vlerësuar një ndryshim të kohës dhe kushteve të ruajtjes së barit dhe për të rivlerësuar specifikimet e disolucionit.
Për më shumë informacion nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore klikoni
këtu.