News

sht192014

Trasplanti i mikrobiomës për trajtimin e diarresë nga Clostridium difficile

"Një risi e pabesueshme". Ky është përkufizimi që Antonio Gasbarrini, profesor i gastroenterologjisë në Universitetin Cattolica del Sacro Cuore, përcakton transplantin e mikrobiomës (transplanti i florës bakteriale nga një individë i shëndoshë tek një përson me sëmundje gastrointestinale). Gjatë kursit të "Postgraduate Course GUT Microbiome, Nutrition and Health" organizuar nga Shoqata Evropiane e gastroenterologjisë, endoskopisë dhe të ushqyerit (EAGEN), i cili u zhvillua këtë muaj në Universitetin e Romës në Itali. Në veçanti u fol për dy baktereqë bëjnë pjesë në "next generation probiotics", probiotikët e së ardhmes: fecalibacterium prausnitzii, me aktivitet shumë të fuqishëm antiinflamator dhe rezultate shumë të mira në trajtimin e kolitit ulçerozë, morbus Crohn dhe intestinit të irrituar. I dyti është akkermansia muciniphila që përdoret për obezitetin.
"Sa për transplantin e mikrobiomës, - shpjegon Gasbarrini, i cili kryesoi konferencën - ka një indikacion klinik, diarrhea nga Clostridium difficile, i cili është një bakter antibiotiko-rezistentë, si dhe në të gjitha llojet patologjive të paraqitura në studim: koliti ulçeroz, sëmundja e Crohn-it, skleroza multiple, autizmi, crregullimet e humorit, obeziteti, rezistenca insulinike ... por në të gjitha këto fusha duhen ende të dhëna nga studimet klinike".
Por si duhet të cilësohet procedura? Duhet të konsiderohet si një medikament apo një transplantim? Për këtë foli presidenti i AIFA Luca Pani: për sa kohë që nuk ka një patentë apo implikime komerciale është nën rregulloren e qendrës së transplantimit; kur dikush të provojë se kemi të bëjmë me një bar atëherë ai do të ndjekë procedurën e eksperimentimeve farmaceutike.
Gasbarrini e sheh si një risi të rëdësishme dhe na kujton se me tu zgjidhur problemet e rregullimit, do duhet të trajtojmë ato të sigurisë: "Transplantimi i mikrobiomës së një personi, kur gjysma e baktereve nuk janë të njohur, na detyron që të ecim me hapa të ngadaltë dhe të sigurt për të shmangur atë që ndodhi tridhjetë vjet më parë me transfuzionet dhe transmetimin e hepatitit dhe HIV-it. Një nga objektivat është që Qendra Kombëtare Transplantit dhe AIFA, së bashku, të përgatisin një një sërë udhëzimesh për të përcaktuar se kush mund të bëjë transplantin e miKrobiomës dhe cilat procedura duhet të ndjekë".

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>