News

tet132014

Artriti kokso-femoral: sa e efektshme është fizioterapia?

Në të rriturit me osteoartrozë kokso-femorale, fizioterapia nuk është më efikase në uljen e dhembjes apo përmirësimin e funksionit, në krahasim me trajtimin placebo, por ajo lidhet me efekte negative modeste, duke ngritur dyshime për vlerën terapeutike në këta pacientë.
Konkluzionet e një studimi të botuar në Jama dhe koordinuar nga Kim Bennell, një fizioterapiste në Universitetin e Melburnit në Australi. "Osteoartriti i artikulacionit kokso-femoral është një gjëndje muskulo-skeletike kronike e shpeshtë dhe protokollët  klinikë rekomandojë fizioterapinë si trajtim," thotë Bennell, duke theksuar megjithatë se kostot e trajtimit janë sinjifikative dhe përfundimet mbi  efikasitetin janë kundërthënëse dhe jobindëse. Për të sqaruar argumentin, fizioterapistja australiane dhe kolegët e saj kanë zgjedhur në mënyrë rastësore një grup prej njëqindë pacientësh me osteoartrit kokso-femoral, gjysma u caktuan në një program me dhjetë seanca fizioterapie që përfshinte: shtimin e njohurive të pacientëvë mbi artritin dhe terapitë e duhura, ushtrime në kushtet e shtëpisë, dhe mobilizim të asistuar nga fizioterapisti në rastet kur ishte e nevojshme. Gjysma tjetër e pjesmarrësve mori një mjekim placebo, me ultratinguj inaktivë dhe xhel inertë.
"Për 24 javë pas trajtimit, pacientët  e të dy grupeve u këshilluan të kryejnë ushtrime fizike pa ndihmën e fizioterapistit, dhe grupi i dytë të aplikonte xhelin tre herë në jave." tregon fizioterapistja. Në fund të folloë-up studiuesit konkluduan se trajtimi me fizioterapi nuk sillte përmirësim të ndjeshëm në pacientët me osteoartrit pasi nuk përmirësonte as funksionin e artikulacionit, as ulte dhimbjen, ndërsa në lidhje me efektet anësore, është e përshpejtuar të flasësh pasi ato u vunë re vetëm në një numër të vogël të pacientëve qe iu nënshtruan studimit.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>