News

tet182014

Ebola, Lorenzin: Në BE raste sporadike, por që do të vazhdojnë

Franca u bë vendi i katërt, pas Britanisë, Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë që njofton se do të ndërmarrë kontrolle screening për virusin Ebola në aeroportët ndërkombëtarë kryesor të saj në përpjekje për të luftuar epideminë.
Ministri francez i shëndetësisë Marisol Touraine tha se ekipet mjekësore, duke përfshirë zyrtarë të Kryqit të Kuq, do të kontrollojnë temperaturat e udhëtarëve që mbërrijnë në Francë nga Guinea. Njoftimi erdhi pasi autoritetet spanjolle thanë se kanë izoluar një avion Air France në aeroportin e Madridit dhe kanë aktivizuar procedura shëndetësore të emergjencës pasi një prej udhëtarëve u raportua të ketë ethe duke u trajtuar si një rast i dyshuar për Ebola. Avioni është vendosur në një zonë të izoluar në brendësi të kompleksit të aeroportit dhe pasagjerët janë mbajtur në bordin e tij. 

Ministrat e Shëndetësisë të BE-së u takuan ditën e enjte në Bruksel për të diskutuar masat që do të merren në lidhje me përhapjen e epidemisë, e cila ka marrë më shumë se 4.000 jetë, kryesisht në vendet më të prekura si Guinea, Liberi dhe Sierra Leone.
Komisioneri Tonio Borg  gjatë takimit u shprehë :"BE-ja është plotësisht e angazhuar për të luftuar përhapjen e Ebola-s në ato vende që mund të preken në muajt e ardhshëm. Komisioni ka përgjegjësinë të konsultohet me shtetet anëtare për të ndihmuar në bashkërendimin e përpjekjeve për të zhvilluar,forcuar dhe për të ruajtur kapacitetet e tyre për monitorimin, paralajmërimin e hershëm dhe vlerësimin. "Ne duhet të sigurojmë që laboratorët, spitalet dhe shërbimet shëndetësore publike të jenë të gatshme të reagojnë me shpejtësi dhe në mënyrë efektive për të mbrojtur qytetarët tanë dhe të ndaluar që Ebola të përhapet."
Ministrja italiane e Shëndetësisë Beatrice Lorenzin gjatë takimit të së enjtes theksoi: "Deri tani në Europë  jemi ballafaquar vetëm me raste sporadike, por do të ketë të tjerë akoma, sepse sa vjen e rritet numri i operatorëve të huaj në këto vende, por për ta ne kemi pajisje të përshtatshme mjekësore për të menaxhuar çdo situatë. Në Afrikë është një situatë dramatike që duhet të ndalet para se të bëhet një tragjedi e vërtetë".
Ndërkohë, studiuesit në Universitetin e Dexter, Filadelfia, me një studim të publikuar në Plos Currents Oubreaks, ngrejnë dyshime nëse karantina 21-ditore, përcaktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për të parandaluar përhapjen e virusit Ebola, mund të mos jetë e mjaftueshme. Në bazën e studimit të inxhinierëve të mjedisit të Universitetit amerikanë qëndron aplikimi i një modeli matematik përdorur e dhe më herët në disa raste epidemie. "Këto 21 ditë mund të mos jenë të mjaftueshme për të siguruar shëndetin e publikut sepse mund të mbete ende një rrezik nga 0.2% në 12% për infektim", shpjegon Charles Haas, kreu i ekipit të studiuesve " Periudhat e karantinës janë llogaritur duke marrë parasysh kostot dhe përfitimet, studimi ynë është një ftesë për të rishikuar dhe rinovuar këto rekomandime", përfundon ai.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>