News

jan152016

Ebola, OBSH dekreton fundin e epidemisë në Afrikën Perëndimore

Epidemia e Ebolas në Afrikën Perëndimore ka përfunduar. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dekretuar sot fundin e transmetimit të virusit të Ebolas në Liberi, ndërsa konfirmohet se të gjithë zinxhirët e njohur të transmetimit në Afrikën Perëndimore kanë ndaluar".

Në dy vjet, epidemia e shkaktuar nga Ebola ka vrarë më shumë se 11.315 persona në Liberi, Sierra Leone dhe Guine, ndërsa në total numri i rasteve të prekura ka qenë 28.637 persona. "Me fundin e transmetimit të virusit në Liberi, - pohon OBSH, - data e sotme (14 janar 2016) shënon ditën kur për herë të parë nga fillimi i epidemisë, tre vendet më të prekura nuk kanë sinjalizuar asnjë rast prej të paktën 42 ditësh, periudhë kohe e parashikuar për deklarimin e fundit të transmetimit".
Sierra Leone ishte shpallur e lirë  nga transmetimi që më 7 nëntor 2015 ndërsa Guinea që më 29 dhjetor. Por nuk është ende momenti për të ulur vigjilencën, pasi të tre vendet mbeten me risk të lartë për shpërthime të mëtejshme të vogla të Ebolas. "Puna jonë nuk ka mbaruar dhe vigjilenca është e domosdoshme për të shmangur epidemi të reja. Identifikimi dhe ndërprerja e çdo zinxhiri transmetimi ka qenë një rezultat monumental", shprehet drejtorja e përgjithshme e OBSH, Margaret Chan. 

"Aktivizimi i skuadrave të gatshme për një përgjigje të shpejtë në rast infeksionesh të reja mbetet thelbësor. Secili nga tre shtetet ka të paktën një skuadër të tillë dhe përforcimi i aftësive kombëtare do të vazhdojë gjatë gjithë muajit janar", thuhet në komunikatën e fundit të OBSH-së mbi epideminë. Ndërkaq, prej kohësh ekipe të ndryshme shkencëtarësh po punojnë për të gjetur një vaksinë  kundër Ebolas. E fundit mbërrin nga Rusia që ka zhvilluar një vaksinë të patentuar, e cila në bazë të trialeve klinike të fazës përfundimtare është konsideruar shumë efikase kundër këtij virusi.   


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>