tet302014
E-Cig: rrit mundësinë për përdorimin e drogave të rënda
Është punuar gjatë për të reduktuar duhanpirjen në këtë vend dhe me futjen prezantimin e e-Cig jemi afër shkatërrimit të të gjithë progresit të bërë".
Ky është komenti i një artikulli të botuar në New England nga Denise dhe Eric Kandel, e Columbia University në New York. Sipas dy shkencëtarëve e-cigarettes veprojnë si
gateway drug, ose më saktë mund të shtyjnë përdoruesit të përdorin me më shumë lehtësi drogat akoma më të rënda si mariuanën dhe kokainën, duke çuar më pas në fenomene varësie (neurologjikisht shihet si ndryshim në mekanizmat e njohjes dhe të memories persistente). Autorët, studiues të nikotinës prej shumë vitesh, që në fllimet e punës së tyre kishin identifikuar që një substancë e tillë rrit në mënyrë dramatike efektet e kokainës nëpërmjet aktivizimit të një geni promotorë FOSB, inhibitor i genit HDAC dhe acetilimin e striatum. Në testet laboratorike, kur minjtë merrnin nikotinën përpara kokainës, ndryshonin edhe sjelljen e tyre, vraponin më shumë dhe shpenzonin më shumë kohë për tu ushqyer, pothuajse i nxitur nga nevoja për të kënaqur dëshirën për drogë. Të dhënat epidemiologjike të Kandel sugjerojnë se efekte të ngjashme mund të ketë edhe te njerëzit. Shumë nga ata që fillojnë të marrin kokainë mund të kalojnë shumë shpejt në marrjen e drogave më të rënda për të mbajtur në nivele të larta sistemin e ri-kompensimit.
"Pavarësisht se e-Cig eliminojnë disa prej substancave të dëmshme të lidhura me djegien e duhanit, ato mbeten mjete lirimi të nikotinës së pastër. Kjo përbën një udhëheqëi të fuqishëm drejt varësisë ndaj kokainës dhe drogave të tjera. Nëse njerëzit do të ishin të vetëdijshëm për këtë rrezik do të ishin më pak entuziast për sa i përket nikotinës". Për autorët është koha për të theksuar efektin e nikotinës, jo vetëm në nivel pulmonar, por edhe cerebral. "Fakti që ky ndikim i rëndësishëm i e-Cig në inkurajimin dhe lehtësimin e përdorimit të drogave të tjera kurrë nuk është diskutuar përbën një lëshim të madhë".