News

nën32014

Ibuprofeni mund të rivendosë funksionin e sistemit imun në të moshuarit

Një studim i ri i publikuar te ''Journal of Leukocyte Biology'' sugjeron se makrofagët e mushkërive te minjtë e moshuar i janë përgjigjur në mënyra të ndryshme infeksioneve në krahasim me minjtë e rinj, falë veprimit të ibuprofenit. 
Studiuesit e Department of Microbial Infection and Immunity and Center for Microbial Interface Biology, në departamentin e universitetit shtetëror të Ohajos, kanë treguar se makrofagët e mushkërive te minjtë e moshuar i janë përgjigjur në mënyra të ndryshme Mycobacterium tuberculosis në krahasim me makrofagët e kafshëve më të reja.
"Inflamacioni në moshën e tretë mund të ketë pasoja domethënëse mbi funksionin imunitar", pohoi Joanne Turner, një nga autoret e studimit.
"Me njohuritë e fituara mund të bëhet i mundur reduktimi i disa sëmundjeve te të moshuarit, duke e pakësuar inflamacionin me dietë, ushtrime fizike dhe barna".
Skuadra e studiuesve ka matur treguesit e inflamacionit brenda mushkërive ose brenda popullatave të makrofagëve të purifikuara te minjtë e rinj të shëndetshëm dhe te ata të moshuar të shëndetshëm. Treguesit ishin shumë më të lartë te këta të fundit. Dhe makrofagët e izoluara nga minjtë e shëndetshëm, si te të moshuarit, si te të rinjtë iu përgjigjën në mënyra të ndryshme infeksionit të Mycobacterium tuberculosis in vitro. Kjo sugjeron se ndërveprimet e alternuara me M. Tuberculosis mund të jenë të lidhura me inflamacionin në moshë të avancuar. Studiuesit së fundi i kanë vendosur një grupi minjsh të moshuar, por të shëndetshëm, një dietë me bazë suplementimin e ibuprofenit dhe kjo ka reduktuar inflamacionin, ndërsa ka restauruar funksionin imun në po atë nivel të minjve të rinj të shëndetshëm. 
Sipas studiuesve këto të dhëna tregojnë  se brendia e mushkërive zhvillon inflamacion me rritjen e moshës dhe se një ambient i tillë mund të përmbyset falë veprimit të ibuprofenit.  

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>