nën82014
Suksesi i terapisë endodontike: si ndryshon prognoza kur thyhet një mjet
Gjatë vitit 2013, përmbledhja e madhe e literaturës të botuar në British Dental Journal (The impact of fractured endodontic instruments on treatment outcome, Br Dent J. 2013 Mar, 214 (6): 285-9 McGuigan MB, Louca C, Duncan HF) revistë reference mbi panoramën dentare anglo-saksone, vë theksin mbi ndikimin e thyerjeve të një instrumenti endodontik gjatë kryerjes së terapisë në kanalin e rrënjës (terapi e pulpës). Artikulli ka si objektiv ti sigurojë mjekut udhëzuesit e nevojshëm për të përzgjedhur terapinë më të përshtatshme për pacientin.
Në studim evidentohet qartë se prania e një lezioni fillestar periapikal është faktor vendimtar paralajmërues: përqindja e suksesit të trajtimit reduktohet në masë të madhe, për shkak të dezinfektimit të pamjaftueshme të hapësirës endodontike (probabiliteti për të patur sukses ulet me 5-42%).
Në mbështetje të këtij rezultati, të gjithë artikujt e analizuar bien dakord se, në mungesë të lezioneve periapikal fillestar prania e një fragmenti nuk është faktor statistikisht i ndjeshëm në suksesin e terapisë endodontike. Është pra evidente se heqja e fragmentit ose bypass i saj është një hap i rëndësishëm në prani të një lezioni periapikal, dhe merr rëndësi të dorës së dytë në rastin e kundërt.
Rëndësi strategjike në planin e trajtimit, madhësinë e fragmentit, vendi anatomik ku ndodhë ndarja e instrumentit (konfigurimi anatomik i rrënjës) dhe faza e terapisë së pulpës në të cilën ndodh ngjarja, janë të gjitha elementë që duhet të shikohen me kujdes përpara se të merret një vendim mbi trajtimin. Është gjithashtu e qartë se në qoftë se fragmenti nuk mund të hiqet, janë të nevojshme kontrolle të vazhdueshme radiologjike për të vlerësuar ndryshimet klinike.
Vlerësimi i saktë i risqeve dhe përfitimeve mbi heqjen e fragmentit, menaxhimi i stresit që rezulton nga kjo situatë dhe plani i përbashkët për kujdesin ndaj pacientit janë themelore, përveç se etike, duke mbrojtur mjekun nga marrja e një vendimi të nxituar dhe joproduktive si dhe shmang përfshirjen e tij në kundërshti mjeko-ligjore.