nën172014
Forca muskulare përmirësohet nga përdorimi i qumështit
Marrja e proteinave të tretshme në qumësht për një periudhë prej katër muajsh, në kombinim me ushtrimet fizike përmirëson forcën e muskujve dhe përgjigjen ndaj stimujve në të moshuarit. Këto janë rezultatet e një studimi të kontrolluar që ka hetuar efektet e një programi të përbërë nga disa ushtrime fizike (me ose pa shtimin e suplementëve ushqimorë me përmbajtje qumështi) mbi forcën dhe masën muskulare, lodhjen e gjymtyrë të poshtëm si dhe mbi markuesit metabolikë. Studimi u krye në një grup njerëzish mbi gjashtëdhjetë vjeç të cilët kishin shëndet të mirë por bënin jetë sedentare.
Përfundimet treguan se marrja e proteinave të tretshme, dmth proteinat e hirrës, e pasur në leucinë, ka përmirësuar masën dhe forcën muskulare pas një stërvitjeje të zgjatur. Një pikë në favor të qumështit, pas publikimit të një studimi të kohëve të fundit i cili kishte ngritur dyshime mbi efektet e tij në kocka.
Një studim suedeze mbi konsumin ushqimor të qumështit dhe produkteve të tij ka treguar në fakt një marrëdhënie të anasjelltë ndërmjet rasteve të konsumit të qumështit dhe frakturave të kockave, sidomos në gratë, por edhe në burrat. Konsumi i produkteve të fermentuara të qumështit, si kos, djathë etj tregon për një numër të ulët frakturash.