News

nën182014

Konferenca e 20-të Kombëtare Dentare

Në datat 21-22 nëntor do të mbahet Konferenca e Stomatologëve të Shqipërisë. Kjo është e 20ta konferencë kombëtare dhe përkon me 50 vjetorin e diplomimit të stomatologëve të parë shqiptarë. Konferenca e përvitshme e stomatologëve organizohet nga Fakulteti i Mjekësisë Dentare dhe nga Shoqata Dentare Shqiptare.
Si hapje për konferencën do të shërbejë një ceremoni në nderim të këtyre personaliteteve të cilët kanë themeluar mjekësinë dentare në Shqipëri.
Doktor33 kontaktoi kryetarin e Shoqatës së Stomatologëve në Shqipëri, z. Dorian Hysi i cili pohoi se pritet pjesëmarrje e gjerë e mjekëve stomatologë.
"Në konferencë do të jenë të ftuar mjekë të huaj, të rajonit edhe më gjërë (Rumani, Turqi, Itali). Mjekët tanë kanë një mundësi të mirë të marrin nga eksperienca e mjekëve të huaj si dhe të shkëmbejnë mendimet e tyre pasi pjesa e dytë e konferencës do të ndërtohet në trajtën e një work-shop-i, me pyetje dhe diskutime mbi temat e përcjella nga mjekët", u shpreh Dr.Hysi.
Në konferencë nuk do të mungojnë edhe prezantimet e shkurtra të bëra nga stomatologë me eksperiencë, si Prof. Fejzi keraj, Prof. Asoc. Merita Bardhoshi, Prof. Diana Brovina, Prof. Asoc. Besnik Gavazi etj.
"Qëllimi i kësaj konference vjetore është pasqyrimi i teknikave të reja të përqafuara nga tregu shqiptarë si dhe tu japim një mundësi stomatologëve të rinj për ngritje profesionale dhe rritje të cilësisë së shërbimit. Konferenca është akredituar nga QKEV, pritet që stomatologët të pajisen me 12-15 kredite, por ajo që do të mungojë është praktika. Nuk janë programuar orë praktike pasi ky është një proces i vështirë për tu realizuar, dhe që kërkon bashkëpunim më të gjërë institucional, por edhe të operatorëve privatë", përfundon Dr.Hysi.

download center mund të konsultoni programin e konferencës.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>