News

jan222015

Njoftim nga Shoqata Dentare Shqiptare

Të nderuar kolegë
Ju njoftojmë se Shoqata Dentare Shqiptare (SH.D.SH.) organizon në dt 26 Janar 2015, në qytetin e Elbasanit, një konferencë lidhur me standartet, urgjencën në stomatologji dhe Urdhrin e Stomatologut, strukturat dhe funksionimin e tij. Ky aktivitet është në process akreditimi nga QKEV. Aktiviteti do të zhvillohet në ambjentet (Sallën) e Drejtorisë së Shëndetit Publik Elbasan.
Ky aktivitet do të përsëritet në disa rrethe për të cilat do të njoftoheni në ditët në vazhdim. Në çdo takim, do të zhvillohen edhe zgjedhjet për strukturat drejtuese të Urdhrit të stomatologëve për qarkun përkatës.
Në aktivitetin e dt 26.01.2015 mund të marrin pjesë vetëm mjekët stomatologë të cilët ushtrojnë profesionin të licensuar në këto rrethe:
Elbasan, Peqin, Librazhd, Cërrik, Gramsh, Pogradec, Korcë, Bilisht, Ersekë.
Mjekët stomatologë pjesmarrës duhet të kenë me vete:
1. Fotokopje të licensës profesionale lëshuar nga Urdheri i Mjekut, të vlefshme.
2. Kartë identiteti.
Me rëndësi: Në këtë aktivitet nuk mund të regjistrohen mjekë stomatologë nga rrethet e tjera. Ata do të marrin pjesë në aktivitetin që do të zhvillohet në qarkun e tyre sipas njoftimeve që do të publikohen ditët në vazhdim. Mjekët e pa licensuar nuk do të pranohen.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>