News

nën272014

Rektorati i UMT publikon pyetjet e Specializimit në Stomatologji

Në faqen zyrtare të Universitetit të Mjekësisë janë publikuar pyetjet për përgatitjen e studentëve në Provimin e Specializimit të Stomatologjisë.
Rektorati i UMT në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë Dentare ka publikuar 3000 pyetje të pajisura edhe me përgjigjet përkatëse, prej të cilave do të përzgjidhen pyetjet e provimit. Siç mësojmë pranë FMD pyetjet janë kryesisht të profilit të stomatologjisë, por nuk mungojnë edhe pyetje që kanë të bëjnë më formimin e përgjithshëm mjekësor.
Pas Vendimit të Këshillit të Ministrave për t'i hapur rrugë specializimeve, institucionet përgjegjëse kanë nisur punën për përpilimin e dokumentacionit të nevojshëm për të nisur procesin e regjistrimit të studentëve. Prof.Dr. Fejzi Keraj, Dekan i Fakultetit të Mjekësisë Dentare thotë se senati ka miratuar rregulloren e specializimeve dhe pranë shërbimit të Stomatologjisë do të nisin specializimin e tyre 15 studentë, 10 në profilin Kirurgji Orale dhe 5 studentë në Pedodonci.  "Rregullorja e specializimeve është gati tashmë, i është dërguar drejtorive përkatëse në Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Arsimit dhe Sportit për t'u miratuar. Ne jemi në pritje të udhëzimeve të reja për të nisur procesin e regjistrimit të studentëve", pohon Keraj për Doktor33.
Ndërkohë pyetjet janë publikuar në faqen zyrtare të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe i këshillojmë të gjithë konkurrentëve të përditësojnë faqen herë pas here për t'u informuar me ndryshimet e mundshme dhe rregulloren e specializimeve në stomatologji.

Klikoni në Download center për të konsultuar pyetjet e specializimit.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>