nën202014
Sindromi Sjögren primar: Hidroksiklorokina jo më shumë efikase se placebo
Në krahasim me placebon, hidroksiklorokina nuk i përmirëson simptomat e sindromës Sjögren pas 24 javësh trajtimi. Kjo të paktën, sipas një studimi të publikuar në "JAMA" që verifikoi efikasitetin e barit, aktualisht më i rekomanduari për të luftuar sëmundjen autoimune. "Sindroma Sjögren është një sëmundje inflamatore kronike që godet qindra mijëra persona nëpër botë, prej të cilëve 80-90% janë gra", shprehet
Jacques-Eric Gottenberg nga Universiteti francez i Strasburgut, një prej autorëve të artikullit. Ai shton se çrregullimi klasifikohet së pari kur gjëndrat e pështymës dhe të lotëve janë të futura dhe aktiviteti sekretues kompromentohet në mungesë të sëmundjeve të tjera autoimune dhe së dyti kur asociohet me faktorë të tjerë lidhës, gjë që ndodh në gjysmën e rasteve.
"Simptomat tipike janë tharje të fytit dhe të syve, të shoqëruara me dhimbje kyçesh e lodhje me manifestime sistematike në organe si lëkura, veshkat, mushkëritë, pankreasi, truri dhe enët e gjakut, të cilat verifikohen në rreth një të tretën e pacientëve", shton studiuesi, duke nënvizuar se pavarësisht përdorimit të gjerë të hidroksiklorokinës në praktikën klinike, provat e efikasitetit janë ende të kufizuara. Për të thelluar edhe më shumë argumentin, Gottenberg dhe kolegët caktuan në mënyrë rastësore 120 pacientë me sindromën Sjögren primar për të marrë hidroksiklorokinë ose placebo për 24 javë, në kuadrin e një studimi multicentrik të zhvilluar në 15 spitale universitare franceze.
Dhe befasia, në fund të studimit reduktimi i mëse 30% të simptomave të tharjes se fytit dhe syve, dhimbjeve dhe lodhjes, u arrit nga 17.9% e pacientëve nga trajtimi me hidroksiklorokinë dhe në 17.2% të atyre që u trajtuan placebo. "Sipas të dhënave tona, hidroksiklorokina nuk është efikase ndaj simptomave parësore të sindromit të Sjögren primar në krahasim me placebon, dhe kjo i bën të domosdoshme studimet për të vlerësuar dobinë e barit mbi sëmundjen", përfundon studiuesi.