News

dhj162014

Specializimet 2014: Lista e kandidatëve që do të pranohen

Specializimet 2014: Lista e kandidatëve që do të pranohen

Kanë mbetur vetëm pak ditë nga data e konkursit për studentët që do të pranohen për të ndjekur studimet e specializuara në mjekësi. Konkursi do të zhvillohet ne datën 22 dhjetor. Por, këtë vit ndryshe nga vitet e tjera synohet t'i pritet  rruga abuzimeve, sekserëve që prej vitesh kanë bërë tregti me kuotat e specializimeve. Ndonëse në faqen online të Fakultetit të Mjekësisë  është publikuar fondi i pyetjeve që do të përfshihen në tezën e provimit ditën e konkursit, sërish  ka abuzues që  po tentojnë të mashtrojnë studentët duke u shitur me para një tezë pyetjesh që nuk është përfshirë në fondin e pyetjeve të  përgatitur nga grupi i profesorëve që ka hartuar listën e pyetjeve të cilat tanimë gjenden në ueb site .Nga ana tjetër, Fakulteti i Mjekësisë i cili është vënë në dijeni për këtë abuzim ka publikuar zyrtarisht në  faqen online një  thirrje ndaj kandidatëve që të mos bien pre e këtyre mashtrimeve
"Mjekëve kandidatë për të hyrë në konkursin e specializimeve!Jeni të lutur të konsideroni si mashtrim e të pavërtetë çdo material, burimi I të cilit nuk është Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti Mjekësor apo institucione te tjera shtetërore. Konsideroni të pavërtetë çdo informacion a material për pyetje/quizze shtesë në fondin e përgjithshëm të pyetjeve te konkursit", është publikuar zyrtarisht nga faqja online e Fakultetit të Mjekësisë'' .
Të kontaktuar nga Doktor33.al, burime pranë këtij Fakulteti sqarojnë se një abuzim i tillë jo vetëm  bën konfuzë kandidatët  që do të marrin pjesë në konkurs në datën 22 dhjetor, por nga ana tjetër synon të njollosë procesin që  këtë vit është më se transparent. "Menjëherë sapo të përfundojnë përgatitjet për zhvillimin e konkursit, drejtues të fakultetit do të merren me  përgjegjësit e këtij abuzimi "shprehen burime të Doktor33.al. Ndërkohë janë selektuar dhe dosjet e studentëve të cilët përmbushin kriteret për t'u pranuar në konkurs. Duke klikuar këtu do keni mundësi të shihni listën emërore të kandidatëve te regjistruar në procesin e konkurrimit për programet specializuese afatgjata

Përgatiti: Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>