News

pri62018

Specializimet në Mjekësi. Prof. Dr. Xheladin Dracini, dekan: Garantojmë proces transparent

Testimi me shkrim për kandidatët që duan të ndjekin studimet e specializuara në Fakultetin e Mjekësisë është vendosur të zhvillohet në datat 14 dhe 15 prill pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve.

 

I kontaktuar nga doktor33.al, dekani i Fakultetit të Mjekësisë Prof. Dr. Xheladin Dracini thotë se garantohet një proces i sigurt dhe transparent.

"Janë marrë masat që i gjithë procesi të jetë korrekt dhe në transparencë të plotë. Fondi prej 5000 pyetjesh është publikuar prej afro një muaji e gjysmë dhe kandidatët kanë pasur mundësi të përgatiten rreth tyre", shpjegon Prof. Dr. Dracini.

Nga ky testim me shkrim, kandidatët duhet të marrin 70 pikë, ndërsa 25 pikë i përkasin notës mesatare të studimeve në Fakultetin e Mjekësisë dhe me 5 pikë, vlerësohet testimi me gojë.

Për vitin akademik 2017-2018 është shtuar thuajse me 50, numri i kuotave të pranimit të kandidatëve që duan të ndjekin programet e specializimeve në Universitetin e Mjekësisë. Këtë vit, janë vënë në dispozicion 247 kuota për kandidatët brenda territorit të vendit, të ndara këto sipas degëve të ndryshme.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>