News

dhj192014

Specializimet, gjithsej 5007 pyetje për në 22 dhjetor

Konkursi i datës 22 dhjetor do të zhvillohet në bazë të  5007 pyetjeve të publikuara në website-n e Fakultetit te Mjekësisë. Ky konkurs do të jetë i shtrirë në 7 ditë  duke filluara nga data 22. Ndërkohë sot, në datën 19 dhjetor është zhvilluar intervista me ta.
Kandidatët që do t'i nënshtrohen këtij konkursi thonë se pyetjet e publikuara kanë ndryshuar disa herë. Por dekania e këtij fakulteti, zj.Mira Rakacolli deklaron se asgjë nuk ka ndryshuar. ''Nuk ka ndryshuar asnjë pyetje nga ato që ishin publikuara më parë. Kemi ndryshuar vetëm renditjen e tyre si dhe kemi hequr disa pyetje të cilat ishin formuluar gabim. Një gjë e tillë nuk cenon aspak kandidatët. Tanimë ka gjithsej 5007 pyetje të cilat janë në dispozicion të kandidatëve që  janë pranuar për të marrë pjesë në konkurs'', shprehet dekania e Fakultetit të Mjekësisë, Mira Rakacolli.
Gjatë këtyre ditëve, janë dorëzuar dosjet në Fakultetin e Mjekësisë nga kandidatët të cilët duan te ndjekin studimet e specializuara. Në lidhje me këtë, Rakacolli shpjegon se ky është procesi më transparent i mundshëm i realizuar ndonjëherë. ''Ne kemi skualifikuar ata kandidatë  me mesatare të ponderuar, të cilët lëndët e mjekësisë i kishin me notë fare të ulët dhe kishin me nota të mira lëndët që nuk lidhen me mjekësinë,  si p.sh. Edukim Fizik'', shprehet Rakacolli për Doktor 33.al .
Dekania e Fakultetit të Mjekësisë sqaron se ''ne synojmë të rrisim cilësinë e mjekëve që do të dalin nga auditoret tona. Për këtë vit do të konkurrojnë 731 kandidatë, dosjet e të cilëve janë miratuar tashmë''.

Përgatiti: Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>