News

shk22015

Uji dhe pesha trupore, rishikohen raportet

 ''Konsumimi i një sasie më të madhe uji nuk ju ndihmon të bini në peshë'', shprehet Beth Kitchin, profesor i dietologjisë në Universitetin Alabama në Birmingam. Thuajse gjithnjë atyre që vihen në dietë iu këshillohet të pinë shumë ujë, e megjithatë ndjekja e këtij udhëzimi nuk do t'i ndihmojë të humbin më shumë kile. "Janë vërtet të pakta provat që tregojnë se të pish sasi të mëdha uji ndihmon në rënien në peshë", thotë Kitchin dhe "nuk po them se të pirit ujë nuk bën mirë'', edhe pse ai njeh vetëm një studim sipas të cilit pacientët që pinë më shumë ujë djegin kalori ekstra në ditë, ndonëse janë të pakta në numër. "Një tjetër besim popullor është se temperatura e ujit ndikon në humbjen në peshë. "Do të dëgjoni se pirja e ujit me akull ndihmon në djegien e kalorive të tepërta, - vazhdon Kitchin, - edhe pse do t'ju bëjë të humbni vetëm disa kalori shtesë kjo nuk do të jetë e mjaftueshme për përpjekjet tuaja për t'u dobësuar. Shumë njerëz janë të bindur se ata duhet të pinë 8 gota ujë në ditë. Edhe nëse është e vërtetë se kanë nevojë të marrin lëngje për të humbur kile, kjo nuk do të thotë se duhet të jetë domosdoshmërisht ujë. Mund të jetë edhe kafe, çaj jeshil, limonadë dietike, ujë mineral i përzier me lëng frutash dhe të tjera pije me kafeinë. "Njerëzit janë të bindur se kafeja nuk llogaritet", thotë eksperti "por në të vërtetë ka shumë rëndësi, sepse kur pini kafe trupi ruan pjesën më të madhe të lëngut, sidomos kur jeni mësuar të pini kafeinë''.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>