News

mar62015

Urdhri i Mjekut: Nuk ka provim për mjekët që u ka mbaruar afati i licensës ndërsa mjekët e rinj provim në 15 mars

Mjekët e rinj, ata të cilët sapo janë diplomuar dhe kanë kryer praktikën e detyrueshme do ti nënshtrohen provimit të shtetit në datën 15 mars të këtij viti. Urdhri i Mjekut ka bërë publike tanimë kriteret që duhet të plotësojë një kandidat që do t'i nënshtrohet këtij provimi. Sipas kreut të Urdhrit të Mjekut z.Dine Abazaj nëse ky provim kalohet me sukses prej tyre atëherë ata drejtohen për të marrë licensën pranë Urdhirit të Mjekut, cka u jep të drejtën atyre për të ushtruar profesionin e mjekut në Republikën e Shqipërisë.
Licensa e mjekut e cila lëshohet nga Urdhri i Mjekut ka afat pesëvjecar dhe pas këtij afati licensa duhet rinovuar. Për herë të parë në funksion të rilicensimit të mjekëve do të merren në konsideratë kreditet që mjekët kanë grumbulluar për 5 vjet.
"QKEV është duke publikuar kreditet që ka plotësuar secili mjek. Ata të cilëvë u ka përfunduar afati i licensës, nuk do të japin provim por nëse kanë përmbushur kreditet do t'u rinovohet licensa menjëherë, mjafton të paguajnë kuotën prej 12 mijë lëkëve. Ndërsa ata të cilët nuk kanë përmbushur kreditet e nevojshme në bazë të rregullores së Ministrisë së Shëndetësisë brenda 6 muajsh nga përmbyllja e procesit të publikimit duhet të japin një provim. Të tjerë që kanë 0 kredite do t'u shpallet vendi i punës vakant", shprehet presidenti i Urdhrit të Mjekut z.Dine Abazaj. (Klikoni këtu për të parë listën e përditësuar më 4 mars) 

Ata të cilëve nuk u ka përfunduar afati i licencës dhënë nga Urdhri i Mjekut do të vijojnë punën deri në përfundim të saj. Mjekët e rinj duhet të registrohen më parë pranë Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Mjekut. Ata duhet të paraqesin këto dokumenta:
1) Kërkesë me shkrim për regjistrim për pjesëmarrje në provim
2) Fotokopje të diplomës
3) Fotokopje e suplementit të diplomës lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë ose lista e notave e noterizuar
4) Librezë e praktikës profesionale lëshuar nga Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë
5) Raport mjeko- ligjor
6) Dëshmi penaliteti
7) Vërtetim nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale
8) Dy fotografi format pasaporte


Pëgatiti: Alma Demiraj

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>