News

qer262015

Skandali me rimbursimin e barnave, Gjykata e Apelit liron Pjerin Xhuvanin

tags: FSDKSH

Ish-drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore të Tiranës, Pjerin Xhuvani, i cili u arrestua pak ditë më parë si personi kyç në skemën e vjedhjes nëpërmjet rimbursimit të barnave, është liruar nga Gjykata e Apelit  duke lënë në fuqi masën "arrest shtëpie".
Burime nga prokuroria bëjnë me dije se ky institucion, i cili ka grumbulluar provat që e çuan në burg Xhuvanin, ka këmbëngulur që të mos hiqej masa arrest me burg, por trupi gjykues ka vlerësuar se është e përshtatshme masa arrest shtëpie.
Ish-drejtori i Fondit Rajonal të Tiranës u arrestua më 5 qershor 2015 me akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi kishte firmosur kalimin në llogaritë e katër farmacive fantazmë një shume prej 500 mijë eurosh. Për këtë u arrestua jo vetëm Pjerin Xhuvani, por edhe katër vartës të tij dhe pronarët e farmacive që përfituan në mënyrë abuzive këtë shumë.
Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka pushuar çështjen penale edhe ndaj Keti Mahmutajt, juristes pranë Drejtorisë Rajonale të Fondit, e cila u akuzua për shpërdorim detyre për skandalin e rimbursimeve në Drejtorinë Rajonale të Tiranës.
Sipas prokurorisë, Mahmutaj nuk ka kryer vepër penale "pasi nuk i ka firmosur ajo 7 kontratat fiktive".
Sipas burimeve, prokuroria bën me dije se në emër të Mahmutajt për firmat në kontratë, ka nënshkruar Edlira Mara, me detyrë juriste pranë sektorit juridik në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Përgatiti: Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>