News

sht82020

FSDKSH. Ndërrohet sërish drejtuesi

Rudina Degjonaj nuk është më drejtuese e Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor. Burime të Doktor33 thonë se Degjonaj ka dhënë dorëheqjen, por nuk dihet nëse kjo ka qenë një dorëheqje e kërkuar nga lart, pasi nuk jepen arsyet e saj.

Në vend të Rudina Degjonajt, është emëruar Elisa Berziu. Berziu ka qenë deri më tani, drejtuese e zyrës së FSDKSH-së për Tiranën. Ajo është paraqitur në zyrë javën që kaloi dhe informacionet për këtë lëvizje mungojnë.
FSDKSH-ja është ndër institucionet më të rëndësishme në sistemin shëndetësor, që mbulon të gjithë skemën e rimbursimit të barnave dhe menaxhon paketat e shërbimeve spitalore që ofrohen në sistemin jo publik, me fondet e shtetit.


Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>