News

sht42015

Deficiti i GH dhe zhvillimi i neoplazive gjatë ose pas terapisë zëvendësuese, shkaku që i lidh nuk dihet ende

Nga studimet e literaturës deri në shkurt të vitit 2014, kohët e fundit është publikuar një rishikim i provave klinike për lidhjen e mundshme midis trajtimit me GH në moshë infantile dhe zhvillimit të neoplazisë gjatë apo pas ndërprerjes së terapisë. Dokumenti është nxjerrë nga Pediatric Endocrine Society Drug and Therapeutic Committee në Shtetet e Bashkuara. Nisur nga udhëzimet për deficitin e GH (GHD), përdorimi i tij për trajtimin e formave të ndryshme të shtatit të shkurtër ka filluar ne vitet '50 të shekullit të kaluar dhe më pas në vitet '80 u paraqit GH rekombinante humane (rhGH), me anë të të cilit u kalua problemi i riskut të mundshëm për transmetimin e viruseve të ngadaltë me GH ekstraktive, por nuk u kalua problemi i rrezikut për neoplazi. Vëmendja e studimit nuk drejtohet vetëm ndaj subjekteve që trajtohen me GH apo vetëm me GHD, por edhe te grupet e pacientëve me risk më të lartë onkologjik për prezencën e neoplazive të mëparshme apo kushteve të predispozuara për shfaqjen e sëmundjeve malinje. Fillimisht merret në konsideratë arsyetimi teorik i rolit të mundshëm mitogjen të sistemit GH/IGF-I, në veçanti raportet midis GH/IGF dhe progresionit tumoral (karcinogjeneza, metastaza, rezistenca dhe kimioterapia e radioterapia). Deri tani nuk ka prova molekulare se GH apo IGF-I provokojnë zhvillimin fillestar të neoplazisë, por ka prova të qarta që hormone të tilla mund të funksionojnë si faktorë nxitës të një agresiviteti më të madh tumoral. Më pas autorët shqyrtojnë lidhjen epidemiologjike midis gjendjeve me sekretim të lartë të GH dhe neoplazisë, duke nënvizuar se si është dokumentuar lidhja midis akromegalisë dhe rrezikut për neoplazi, në veçanti të polipeve dhe karcinomave kolorektale, tumoreve të SNC dhe të tiroides edhe pse roli rastësor i niveleve të larta të GH dhe IGF-I në onkogjenezë mbetet i diskutueshëm. Studimi më pas analizon të dhënat relative të trajtimit me GH: 1) në pacientët pa sindroma predispozuese për neoplazi apo faktorë të tjerë me risk onkologjik dhe mbi vdekshmërinë e tyre nga neoplazia; 2) mbi riskun e përsëritjes së neoplazisë; 3) mbi riskun e një neoplazie të re në pacientë që tashmë i kanë mbijetuar tumorit; 4) mbi riskun e përsëritjes së subjekteve me kraniofaringeomë. Autorët thonë se megjithëse proceset e sinjalizimit të GH dhe IGF-I janë të përfshirë në rritjen tumorale dhe në patogjenezën e disa sindromave të predispozuara për tumore, të dhënat klinike dhe epidemiologjike nuk lejojnë përcaktimin në mënyrë përfundimtare të rolit që ka trajtimi me GH si shkaktar në zhvillimin e neoplazive të reja. Në mënyrë më të detajuar të dhënat mbështesin në mënyrë të përgjithshme një lidhje midis trajtimit me GH dhe riskut për zhvillimin përsëri të neoplazisë te fëmijët e shëndetshëm vetëm me GHD, pa histori të mëparshme apo predispozitë të njohur për tumor. Risku onkologjik që lidhet me trajtimin me GH nuk është studiuar në mënyrën e duhur në rastet e predispozuara për neoplazi, kështu që është i përshtatshëm një vëzhgim i kujdesshëm onkologjik (për të informuar pacientët dhe personat qe kujdesen për ta). Pacientët në moshë pediatrike me GHD që i kanë mbijetuar tumorit dhe kanë përfunduar terapinë dhe nuk shfaqin shenja të sëmundjes neoplastike aktive, mund të jenë kandidatë për terapinë me rhGH, pa u shqetësuar se trajtimi me GH mund të shtojë vetvetiu riskun për përsëritje. Këta pacientë bashkë me personat që kujdesen për ta duhet të informohen për faktin se mund të rritet risku i shfaqjes së një neoplazie tjetër primitive. Lidhja midis trajtimit me rhGH dhe zhvillimit të neoplazive në moshë të rritur mund të ndryshojë nga ai i pacientëve të trajtuar me rhGH në moshë pediatrike (ky argument nuk është marrë në konsideratë në studimin aktual).

J Clin Endocrinol Metab, 2015; 100:2192-203

Përktheu: Erjola Taga


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>