News

sht92015

Melanoma primare, regresioni histologjik redukton pozitivitetin e nyjes limfatike

tags: tumor

Sipas një metanalize të publikuar në "Jama Dermatology", me autor kryesor Simone Ribero nga departamenti i dermatologjisë në Universitetin e Torinos, risku për pozitivitet i nyjes limfatike të parë ndaj metastazave tumorale është më e vogël te pacientët me regresion histologjik të melanomës së lëkurës krahasuar me ata që nuk pësuar një të tillë.
Regresioni histologjik i melanomës është një zonë brenda tumorit ku qelizat neoplastike, të zhdukura ose të reduktuara në numër, janë zëvendësuar nga fibroza me melanofage. "Në melanomë regresioni histologjik ka një frekuencë mes 10 dhe 35%", shkruajnë autorët, duke kujtuar se gjendja e nyjes limfatike të parë të arritshme nga metastaza tumorale është faktori prognostik më i rëndësishëm  në melanomat me trashësi të mesme dhe të madhe. "Nuk ka konsensus mbi nevojën për të ndjekur biopsinë e nyjes limfatike parësore nëse brenda tumorit primar vëzhgohet një regresion", shtojnë studiuesit, që kanë verifikuar nëse regresioni mund të ndikojë në gjendjen e nyjes limfatike parësore. Nga të 1509 artikujt e gjetur, autorët kanë përfshirë në metanalizë 14 studime të zhvilluara në një total prej 10.098 pacientësh, duke zbuluar se subjektet me regres të sëmundjes kishin më pak mundësi për të pasur nyje limfatike parësore pozitive. "Këto rezultate mund t'i ndihmojnë mjekët të venë në zbatim një seleksionim të subjekteve më të përshtatshme  për t'ia nënshtruar biopsisë së nyjes limfatike parësore", përfundojnë autorët.         
"EClaus Garbedel" qendër dermatologjie dhe onkologjie në spitalin universitar të Tubingës në Gjermani, në një editorial shkruan: "Metanalizat nënvizojnë faktin se prognoza e melanomës nuk varet vetëm nga karakteristikat e tumorit, si trashësia e neoplazisë, ulçerizimi dhe indeksi mitotik, por edhe nga përgjigja imunologjike e strehuesit. Në mungesë të indikimeve mbi të cilat markatorët imunologjikë mund të na drejtojnë  në marrjen e vendimeve terapeutike në lidhje me përgjigjet e ndryshme, mbetet për t'u kuptuar ndërveprimi mes sistemit imunitar dhe tumoreve të qëndrueshme".

JAMA Dermatol. 2015. doi:10.1001/jamadermatol.2015.2235

https://archderm.jamanetëork.com/article.aspx?articleid=2431080

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>