News

tet22015

Provimi i praktikës për bluzat e bardha, ja emrat dhe datat

Provimet e aftësimit praktik për infermierët, logopedët, mamitë, fizioterapistët, teknikët e laboratorit dhe imazheristët do të zhvillohen mes datave 12-15 tetor. Urdhri i Infermierit ka bërë publike listën e emrave, të cilët do t'i nënshtrohen testimit, ku pjesën më të madhe të tyre e përbëjnë infermierët, me rreth 395 kandidatë. Këta do ta japin provimin në datat 13 - 14 - 15 tetor (klikoni këtu për të parë emrat dhe oraret).

Ndërsa mamitë, fizioterapistët, teknikët e laboratorit, imazheristët dhe logopedët do të testohen të gjithë në datë 12 tetor. (Për të kontrolluar emrat në secilën kategori klikoni mbi fjalët e nënvizuara)
Meqë numri i infermierëve ngelës në provimin e shtetit dhe i disa kategorive të tjera profesionistësh ishte shumë i lartë, UISH vendosi si detyrim provimin e aftësimit praktik, në mënyrë që të ulej numri i mbetësve. Pas këtij testimi profesionistët do të japin atë të shtetit. Urdhri i Infermierit njofton gjithashtu se "të gjithë kandidatët duhet të kenë me vete ditën e provimit kartën e identitetit, kartën e praktikantit, përparësen e bardhë, si dhe të paraqiten në datën dhe orarin e caktuar në adresën Rr. Reshit Petrela, te Dispanceria, Kati 2, Tiranë.". Në këtë testim do të marrin pjesë rreth 547 bluza të bardha.

Ndërkohë afati përfundimtar për regjistrimin në provim ka qenë deri më datë 25 shtator, ku kandidatët duhej të dorëzonin: kërkesën për pjesëmarrje në VAP; librezën e praktikës; kartën e identitetit dhe fotokopjen e diplomës. Ka nga ata që ende nuk i kanë plotësuar këto dokumente dhe në listat emërore të publikuara nga UISH janë shënuar me ngjyrë të kuqe.  UISH iu bën thirrje që të kontaktojnë në adresën e saj elektronike uish_albania@yahoo.com për të bërë plotësimin e të dhënave.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>