News

tet52015

Hapet programi për trajnimin e 250 infermierëve që do të punojnë në Gjermani

250 infermierë shqiptarë do të shkojnë të punojnë në mënyrë të ligjshme në spitale dhe klinikat gjermane. Nga 1000 aplikantë janë përzgjedhur vetëm 250 të cilët, si fillim do të trajnohen për sa i përket gjuhës gjermane, për 12 -18 muaj. Infermierët e përzgjedhur kanë përvojë të gjatë në ushtrimin e këtij profesioni.
Paraditen e së hënës është zhvilluar ceremonia e hapjes së programit të trajnimit për 250 infermierët të cilët për rreth 12 apo 18 muaj do të përgatiten për gjuhën gjermane. Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili i bëri thirrje të rinjve të mos lënë vendin duke kërkuar azil, pasi e kanë të sigurt kthimin  në atdhe, por t'i drejtohen arsimit profesional çka u garanton  atyre punë në mënyrë të ligjshme në Gjermani.
Edhe ambasadori gjerman Hoffman ka vlerësuar këtë mënyrë bashkëpunimi me Gjermaninë duke ofruar profesionistë nga Shqipëria për ato profesione ku ka mungesa Gjermania.
Gjermania ka nevojë për 10 mijë infermierë dhe plot  140 profesione për të cilat mund të aplikohet dhe të sigurohet punë në mënyrë të ligjshme. 

Përgatiti: Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>