News

tet102015

Kreu i UISH: 10 infermierët e parë ikin që këtë vit në Gjermani. Do t'iu ofrohen fillimisht kontrata 3 dhe 6 mujore me mundësinë e konvertimit në disavjeçare

Presidenti i Urdhrit të Infermierëve, z.Sabri Skënderi, ka treguar mbi modalitetin e përzgjedhjes së infermierëve shqiptarë për të punuar në Gjermani, në një intervistë për gazetën "Shqip". Sipas tij, kontratat do të jenë fillimisht 3 dhe 6 mujore. Nëse e përballojnë me sukses këtë periudhë kontratat bëhen 3 dhe 5 vjeçare, madje nuk përjashtohet as mundësia për të siguruar qëndrim të përhershëm në Gjermani.

Marrëveshja që Urdhri i Infermierëve ka lidhur me një nga kompanitë e ndërmjetësimit në Gjermani parashikon që 10 infermierët e parë të shkojnë që këtë vit në Gjermani dhe aty të vlerësohen për aftësitë e tyre, pra se sa të përshtatshëm janë për tregun e punës atje.

Përzgjedhja e infermierëve do të realizohet nga një juri prej 5 vetash që do të vijnë enkas nga Gjermania. Këta do të testojnë grupin e parë të infermierëve, të cilët deri në fund të muajit tetor do të përgatiten për rrugëtimin e tyre profesional në Gjermani.  Natyrisht kërkesat janë më të shumta por është parë e arsyeshme që të merret një kampion prej 10 vetash për të parë ecurinë e tyre jo vetëm nga pikëpamja profesionale por edhe gjuhësore, pasi mësimi i gjuhës gjermane është kriter parësor për të punuar atje.
 
Sipas z. Skënderi ka nga ata që po kryejnë kurse intensive të gjuhës në mënyrë që të jenë menjëherë të gatshëm për tregun e punës jashtë vendit, ndërsa të tjerët do të duhet të presin 6 muaj apo edhe një vit deri në përvetësimin e saj për të aplikuar për punë. Një e dhënë tjetër që ofron kreu i UISH-së është se në Shqipëri ka rreth dy mijë infermierë të licencuar por të papunë.

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>