News

nën232015

MSH publikon listat me 182 pozicione të lira për personel mjekësor në disa rrethe të vendit

Janë 182 vendet vakante për drejtorë spitalesh, mjekë të përgjithshëm, mjekë specialistë dhe infermierë, të shpallura nga Ministria e Shëndetësisë dhe të shpërndara në tre rrethe të vendit: Korçë, Elbasan dhe Shkodër. Në bazë të listës së publikuar nga MSH, janë 76 pozicione të lira për personel mjekësor në Korçë duke përfshirë edhe qendrat shëndetësore të Pogradecit, Kolonjës dhe Devollit. Të interesuarit në këto rrethe mund të dorëzojnë dokumentet për aplikim deri më 30 nëntor 2015, çdo ditë nga ora 12:00 - 14:00.  (kliko këtu)
Në rrethin e Shkodrës janë 69 vende, ku përveç specialistëve dhe mjekëve të përgjithshëm brenda qytetit, kërkohen profesionistë edhe në Vaun e Dejës, Postribë, Shllak, Guri-Zi etj. (kliko këtu)
Në rrethin e Elbasanit janë 37 pozicione vakante, në të cilat bëjnë pjesë edhe ato të shpallura në Librazhd, Gramsh e Peqin. Afati përfundimtar për dorëzimin e dokumenteve është deri në 25 nëntor, nga ora 12:00 -14:00.  (kliko këtu)
Kandidatët duhet të kenë mbaruar studimet e larta universitare në një fakultet të akredituar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, ndërsa ata që kanë studiuar jashtë shtetit duhet ta kenë të njohur diplomën nga kjo ministri
Dokumentet që duhen paraqitur në dosjen e aplikantit janë:

*Formulari i plotësuar dhe firmosur (kliko këtu)
*Jetëshkrimi i kandidatit (CV)
*Diploma Universitare dhe certifikata e notave (kopje e noterizuar)
*Diploma e specializimit (kopje e noterizuar)
*Leja e ushtrimit të profesionit nga urdhri përkatës (kopje e noterizuar)
*Raport mjekësor i aftësisë për punë
*Fotokopje letërnjoftimi
*Dëshmi penaliteti (në pamundësi për ta marrë në kohë deklaratë personale dhe në rast shpalljeje fitues dëshmia do të sillet në momentin e lidhjes së kontratës)
*Diploma ose dëshmi të tjera.

 

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>