News

dhj12015

Mjekja italiane me mision humanitar vritet në Kenia

tags: mjek

Një mjeke italiane e cila punonte në Kenia për llogari të shoqatës humanitare ndërkombëtare  "For Life Onlus" është vrarë mbrëmjen e së dielës gjatë një tentative grabitjeje në banesën e saj në Mijomboni, fshat i vogël i lagur nga oqeani Indian.

Rita Fossaceca, 51 vjeçe,  ishte transferuar në shtetin afrikan me prindërit e saj prej disa javësh dhe në momentin e ngjarjes ishin të pranishëm edhe ata bashkë me dy infermiere, duke u bërë viktima të  keqtrajtimit të grabitësve. Fossaceca humbi jetën pikërisht në përpjekjen për të mbrojtur të ëmën, duke u qëlluar me armë zjarri nga njëri prej 4 agresorëve. Këta u zhdukën pa lënë gjurmë, por mediat italiane raportojnë se forcat policore të zonës kanë vënë në pranga 4 të dyshuar. Ndërkaq prindërit e gruas dhe dy infermieret italiane raportohet se kanë marrë lëndime por nuk janë në rrezik për jetën

Mjekja ishte kontraktuar nga shoqata humanitare për t'u kujdesur për një jetimore në Mijomboni, ajo është vetëm një nga shumë personat me kombësi të huaj që kanë rënë viktima për shkak të situatës në Kenia. Ky shtet po përjeton një gjendje konstante risku, jo vetëm për faktin që është fqinj me Somalinë, arenë e atentateve nga ku terroristët islamikë të al-Shabaab vërshojnë drejt Kenias për të kryer masakra, por edhe për shkak të varfërisë dhe nivelit të kriminalitetit i cili është veçanërisht i lartë. Kështu grabitje me pasoja fatale si në rastin e mjekes italiane janë kthyer në rutinë në këto vende./D.GJ.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>