dhj92015
Në janar ndalohet dypunësimi i mjekëve të shërbimit publik
Fondi i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor ka paralajmëruar mjekët që punojnë në sistemin shëndetësor publik se për muajin janar duhet të zgjedhin nëse do të punojnë në privat apo në shtetëror. Drejtorja e FSDKSH, zj.Milva Ekonomi sqaron se kjo do të vlejë kryesisht për spitalet jopublike që kanë lidhur kontratë me FSDKSH. "Mjekët që punojnë në spitalet publike nuk lejohet të ushtrojnë aktivitet të pjesshëm apo të plotë në spitalet jopublike që kanë kontrata me FSDKSH ", u shpreh zj. Ekonomi.
Kontratat e reja që do të lidhen me FSDKSH e kanë këtë kriter parësor për vitin 2016. Po kështu shefat e Shërbimeve të cilët janë dhe drejtues teknikë në klinika private theksoi drejtorja e Fondit, duhet të bëjnë një zgjedhje ndërmjet të dyjave.
Ky duket të jetë një vendim që do të preke interesa të shume mjekëve pasi janë të paktë ata të cilët nuk janë të dy punësuar. Mjekët më me emër të QSUT-së të cilët janë ose jo shefa shërbimesh, janë të punësuar dhe të mirëpaguar në klinikat jopublike më të njohura në vend, të cilat kanë kontratë me FSDKSH.
Përgtaiti: Alma Demiraj