dhj152015
Ministria e Shëndetësisë, vende të lira për personel mjekësor në Fier, Lushnjë dhe Mallakastër
Ministrisë së Shëndetësisë ka shpallur vende vakante për drejtorë, mjekë të përgjithshëm, specialistë dhe infermierë në tre rrethe të tjera të vendit. Përkatësisht në Fier janë në dispozicion 15 pozicione në qendrat shëndetësore, ndërsa në Lushnjë dhe Mallakastër janë shpallur 12 vende të lira për secilin rreth (kliko këtu për më shumë detaje). Të interesuarit mund të dorëzojnë dokumentet për aplikim deri më datë 21 dhjetor 2015, çdo ditë nga ora 12:00 - 14:00.
Kandidatët duhet të kenë mbaruar studimet e larta universitare në një fakultet të akredituar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, ndërsa ata që kanë studiuar jashtë shtetit duhet ta kenë të njohur diplomën nga kjo ministri. Dokumentet që duhet të paraqesin për aplikim janë:
*Formulari i plotësuar dhe firmosur (kliko këtu)
*Jetëshkrimi i kandidatit (CV)
*Diploma Universitare dhe certifikata e notave (kopje e noterizuar)
*Diploma e specializimit (kopje e noterizuar)
*Leja e ushtrimit të profesionit nga urdhri përkatës (kopje e noterizuar)
*Raport mjekësor i aftësisë për punë
*Fotokopje letërnjoftimi
*Dëshmi penaliteti (në pamundësi për ta marrë në kohë deklaratë personale dhe në rast shpalljeje fitues dëshmia do të sillet në momentin e lidhjes së kontratës)
*Diploma ose dëshmi të tjera.