News

dhj182015

Kontratat e reja me FSDKSH. Shefat e Shërbimeve në vështirësi

tags: FSDKSH

Fondi i Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor ka publikuar draft kontratat që do të lidhë me qendrat spitalore dhe mjekët për vitin 2016.
Por ky vit sjell një kusht të posaçëm në kontratat që Fondi do të nënshkruajë me ta, pasi nuk lejon dypunësimin, të paktën në spitalet jo publike të cilat përfitojnë fonde nga FSDKSH.
Ndërsa shefat e shërbimeve nuk u lejohet të jenë drejtues teknikë në klinika private. Por kjo duket se i ka vënë në vështirësi shefat e shërbimeve, pasi një pjesë e mirë e tyre kanë emrat si drejtues teknikë. Ndaj duhet të zgjedhin: të heqin dorë nga të qenurit shef shërbimi në sistemin publik apo nga drejtues teknik në sistemin privat?
Burime nga FSDKSH sqarojnë se kjo u bë për të mos përqendruar shërbimin vetëm te disa persona. Ndër spitalet jopublike me të cilat ka kontratë FSDKSH dhe që përfitojnë fonde prej tij janë :
Spitali Amerikan
Spitali Hygeia
Spitali Gjerman
Spitali Europian
Spitali i Zemrës
Qendra AKS
Në të gjashtë këto spitale gjen emra të njohur të shëndetësisë të cilët ofrojnë shërbim shëndetësor edhe në QSUT.

Për të lexuar draftet e kontratave klikoni më poshtë:
Kontrata DSHSUKS - Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza", Tiranë 2016


Kontrata me Mjekun Specialist-Spitali QSU Nënë Tereza Tiranë - 2016

 
Kontrata me Mjekun Specialist -Spitali  Rajonal - 2016

Përgatiti: Alma Demiraj

 


 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>