pri12016
Provimi i praktikës për bluzat e bardha, ja emrat dhe datat
Provimi i Aftësimit Praktik për infermierët, logopedët, mamitë, fizioterapistët, teknikët e laboratorit dhe imazheristët do të zhvillohet mes datave 04-10 prill 2016. Urdhri i Infermierit ka publikuar listën me 1058 emrat e infermierëve, të cilët do t'i nënshtrohen provimit, duke filluar nga data 05 prill e deri më datën 10. Klikoni këtu për të parë emrat, datat dhe oraret.
Ndërsa mamitë, fizioterapistët, teknikët e laboratorit, imazheristët dhe logopedët do të testohen në datë 04 prill. Do të jenë 229 kandidatët për mami, 119 për fizioterapi, 53 për teknik imazherie, 89 për teknik laboratori, dhe 26 për logopedi të cilët do t'i nënshtrohen provimit në këtë datë. (Për të kontrolluar emrat dhe oraret në secilën kategori klikoni mbi profesionet e nënvizuara).
Provimi i Vlerësimit dhe Aftësimit praktik është vendosur si detyrim nga UISH për të ulur numrin e mbetësve në Provimin e Shtetit që gjatë viteve të kaluara ka qenë i lartë. Urdhri i Infermierit njofton gjithashtu se të gjithë kandidatët duhet të kenë me vete ditën e provimit kartën e identitetit, kartën e praktikantit, përparësen e bardhë, si dhe të paraqiten në datën dhe orarin e përcaktuar në adresën Rr. Reshit Petrela, te Dispanceria, kati II, Tiranë.