News

pri192016

Provimi i Shtetit maj 2016, ja listat me emrat e kandidatëve

 

1436 infermierë, 281 mami, 133 fizioterapistë, 67 teknikë imazherie, 113 teknkë laboratori dhe 27 logopedë do t'i nënshtrohen Provimit të Shtetit në muajin maj. Ndonëse ende nuk janë specifikuar datat nga Agjencia Kombëtare e Provimeve, Urdhri i Infermierit ka publikuar listat emërore të kandidatëve për provim. Klikoni mbi fjalët e nënvizuara për të verifikuar të dhënat në listë.
 
Ditë më parë u zhvillua Provimi i Praktikës, i cili u karakterizua nga një numër më i ulët  mbetësish krahasuar me provimet e mëhershme. Kandidatët që e kaluan me sukses VAP, do të japin provimin e shtetit në maj dhe po kështu do ta japin ata që nuk kanë mundur ta marrin herë të tjera provimin e shtetit, të cilit mund t'i nënshtrohen deri në pesë herë.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>