News

qer302016

Brexit, BMA: Mjekësia britanike do të qëndrojë e lidhur me atë europiane

tags: mjek

British Medical Association (BMA) ripohon me forcë bashkëpunimin me European Union of General Practioners (UEMO) dhe entet e tjera europiane, me synimin për të ruajtur të ardhmen e profesionit mjekësor dhe të pacientëve të cilëve iu shërben. Deklaratën e ka dhënë Presidenti i Këshillit të BMA, Mark Porter, në një letër dërguar homologut të tij në UEMO, Aldo Lupo.

"Nuk ka në fakt arsye, - vazhdon Porter, - për të ndërprerë një punë të përbashkët që tashmë prej dekadash ecën përpara me sukses. Fryt i bashkëpunimit janë politikat dhe aktet legjislative të cilat reflektojnë interesat e profesionit tonë. Muajt dhe vitet në vazhdim na paraqesin sfida të jashtëzakonshme, - thotë presidenti i BMA, - por shpreh besimin se me vazhdimin e mbështetjes nga ana e organizatës suaj, mund t'i fitojmë këto sfida dhe të garantojmë që as profesioni ynë as pacientët të cilëve iu shërbejmë të mos rrezikohen në këto kohë kaq të vështira".

Presidenti i UEMO-s, nga ana e tij ka shprehur lehtësimin për qëllimin e BMA-së për të vazhduar  bashkëpunimin . "Problematika dhe vështirësi të reja shfaqen në horizont,  por me harmoni dhe ndarjen e synimeve të përbashkëta mund të përballohen e kalohen edhe momentet më të vështira", thotë Lupo


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>