News

nën242016

Pas arrestimit të shefit të Kardiologjisë në Shkodër, kolegët e tij dalin në protestë

tags: mjek

Policia vuri dje në pranga shefin e Kardiologjisë në Spitalin e Shkodrës, Edi Smajlaj. Ai u arrestua brenda pavionit të kardiologjisë nën dyshimin se shtroi qëllimisht në spital, pedagogun Simon Luli i akuzuar nga Prokuroria për ryshfet, pikërisht për t'i shpëtuar arrestimit.

Mëngjesin e sotëm personeli mjekësor i spitalit të Shkodrës u mblodh për të protestuar kundër masës së arrestit të kardiologut. Sipas tyre tashmë është bërë zakon zhvlerësimi dhe cenimi i padrejtë i mjekëve dhe rasti i fundit është ai Smajlaj, i cili po aq padrejtësisht është denigruar në vendin e tij të punës.  Për këtë arsye mjekët kërkuan tërheqjen e masës së ashpër të sigurisë dhe rikthimin e kolegut të tyre në detyrë, në të kundërt protestat e tyre do të përshkallëzohen. 

Burime pranë Prokurorisë pohojnë se Smajlaj hapi kartelë mjekësore pa asnjë arsye për pedagogun Simon Luli, ndërkohë që nuk ishte as në shërbim, dhe e bëri këtë qëllimisht, në mënyrë që Luli të mos dërgohej në qelinë e paraburgimit.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>