News

shk222017

Specializimet, FM publikon rezultatet e provimit

Po shkon drejt përfundimit gara e kandidatëve për të fituar një nga 186 kuotat e specializimeve afatgjata në Mjekësi. Rreth 270 aplikantë konkurruan për t'u specializuar në një nga degët e mjekësisë, duke iu nënshtruar së pari testit me gojë e më pas atij të informatizuar, ndërkohë që nesër në ditën e fundit, testin e japin kandidatët e stomatologjisë.

Fakulteti i Mjekësisë ka nxjerrë sot në mesditë, listën e kandidatëve me pikët e marra në testimin e informatizuar, zhvilluar në datat 20 , 21 shkurt dhe 22 shkurt.
Të pakënaqurit me pikët mund të ankimojnë me shkrim rezultatin brenda këtyre dy ditëve, ndërsa Komisioni i Vlerësimit pasi shqyrton ankesën merr një vendim jo më vonë se 48 orë nga marrja e ankesës.
Në përfundim të procesit Komisioni do të përpilojë listën përfundimtare të kandidatëve sipas pikëve totale ku do të përfshihen: pikët e mesatares, të intervistës dhe të provimit të informatizuar.
Zgjedhja e programit të specializimit bëhet brenda dy ditëve nga shpallja e rezultateve përfundimtare. Duke u bazuar në preferencën e shprehur nga kandidatët dhe disponueshmërinë e kuotave të programit përkatës të studimit, fitues do të shpallen ata me pikët më të larta sipas rendit zbritës.

 

Klikoni në fjalët e nëvizuara për të parë pikët e provimit të informatizuar.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>