News

shk222019

Mjekët specializantë që nuk shkojnë në spitalet rajonale ku janë caktuar, i kthejnë shtetit 20 milionë lekë

Sapo kanë përfunduar procesin e specializimit 157 mjekë të rinj. 95 prej tyre janë të detyruar që sipas kontratës që kanë nënshkruar në fillim të procesit me ministrinë e Shëndetësisë, të shkojnë për të ofruar shërbim mjekësor në spitalet rajonale ku ka mungesa të theksuara mjekësh të specializuar.

Në kontratë thuhet se nëse mjekët e rinj nuk pranojnë të ofrojnë shërbim mjekësor në zonat për të cilat kanë lidhur kontratë, duhet t'i kthejnë shtetit 20 milionë lekë. Por, nisur nga eksperienca e viteve të mëparshme të gjithë mjekët e rinj duan të punojnë në spitalet në Tiranë, në sektorin publik apo privat duke mos respektuar kontratën për të shkuar në zona të largëta.

Drejtorja e politikave në ministrinë e Shëndetësisë, zonja Merita Xhafaj, thotë se në rast se shkelin kontratën, ata janë të detyruar të kthejnë mbrapsht 5-fishin e asaj që kanë marrë dhe për harkun kohor prej 5 vjetësh, nuk mund të ofrojnë shërbim shëndetësor në sistemin publik. Sipas zonjës Xhafaj, një mjek specializant paguhet nga shteti shqiptar gjatë tre apo katër viteve sa është specializimi që ai ka zgjedhur sa 80% e pagës së një mjeku familjeje.

Ndërkohë 62 mjekë të rinj që përfunduan specializimin, nuk janë të detyruar të respektojnë këtë kontratë të MSH-së pasi ata e kanë kryer specializimin me kuota të ministrisë së Mbrojtjes apo asaj të Drejtësisë.


Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>