News

shk222023

Universiteti Mjekësisë. Për vitin akademik 2022-2023 pranohen 325 kandidatë. Më shumë mjekë anestezistë dhe mjekë familjeje

Universiteti i Mjekësisë ka publikuar kuotat e pranimit për studentët që plotësojnë kriteret e kërkuara për të ndjekur programet e ciklit të tretë të specializimeve afatgjata në fushën e mjekësisë. Për këtë vit janë planifikuar gjithsej 325 kuota pranimi, nga të cilat 140 kuota i përkasin Ministrisë së Shëndetësisë, ndërkohë që disa kuota i përkasin Ministrisë së Mbrojtjes dhe Diasporës.

Sipas UMT-së, procesi i pranimit dhe regjistrimit të kandidatëve në specializimet afatgjata në fushën e mjekësisë bazohet në kriterin meritë-preferencë.

Një kandidat për specializim grumbullon pikët nga nota mestare që ai ka, si dhe nga pikët që fiton nga konkursi për specializimet.

Që të fitojë të drejtën dhe të përzgjidhet për të ndjekur programin e specializuar, kandidati duhet të ketë grumbulluar jo më pak se 380 pikë, ku përfshihen pikët e testimit të informatizuar, plus pikët për mesataren e ponderuar të kandidatit.

Këtë vit do të nisin të specializohen më shumë kandiatë për anestezi-reanimacion, kirurgji të përgjithshme, mjekë familjeje dhe pediatër, të cilët kanë nga 20 kuota pranimi për këtë cikël studimesh. Më pas vjen kardiologjia, mjekësia transfuzive dhe mjekësia e urgjencës, me nga 15 kuota pranimi.

Lexo këtu: Vendimi për specializimet


Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>