News

shk152022

Specializimet në Mjekësi. Rektori, prof. Arben Gjata: Këtë vit, më shumë kardiologë, anestezistë, pneumologë dhe infeksionistë

Në muajin mars do të zhvillohen specializimet në Mjekësi. Rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata shpjegon për Doktor33 specialitetet për të cilat ka më shumë nevojë sistemi ynë shëndetësor. Gjata shpjegon se janë rritur kuotat, edhe për shkak të mungesave që janë krijuar në sistemin tonë shëndetësor si pasojë e ikjes së shumë mjekëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

"Janë rritur kuotat në Kardiologji. Nga 10 studentë, këtë vit do të pranojmë 15. Po kështu, në Kirurgjinë e Përgjithshme, nga 10 studentë që ishin, këtë vit do të ndjekin studimet e specializuara 16 studentë. Gjithashtu, janë rritur kuotat në Pneumoni, Infektiv dhe Anestezi", shpjegon rektori Gjata.

Në këtë periudhë të pandemisë, dolën në pah mungesa të theksuara ndër radhët e anestezistëve dhe reanimatorëve. Megjithatë, specialiteti më pak i preferuar mbetet mjeku i familjes, i cili në këtë periudhë pandemie, ka luajtur një rol të rëndësishëm. Nga 20 kuota të caktuara, vetëm 5 studentë zgjedhin të ndjekin studimet e specializuara në këtë profil.

Tanimë, kuotat e pranimit janë përcaktuar dhe pritet vetëm data e saktë se kur do zhvillohet konkursi i specializimeve.
"Kuotat janë aprovuar. Ne morëm parasysh kërkesat e ministrisë së Shëndetësisë për disa degë që janë primare për nevojat e vendit. Tani, jemi në bisedime me Qendrën e Shërbimeve Arsimore, për të shpallur datat përfundimtare".


Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>