News

mar162017

Rritja e pagave dhe shpërblimet për mjekët, ja vendimi i Këshillit të Ministrave

Pas alarmit mbi intensifikimin e largimit të profesionistëve të shëndetësisë nga vendi në kërkim të kushteve më të mira ekonomike dhe profesionale, qeveria është vënë në lëvizje në përpjekje për të frenuar fenomenin. Në mbledhjen e radhës më datë 15 mars, Këshilli i Ministrave vendosi rritjen e pagave për disa kategori mjekësh dhe shpërblimet për mjekët roje.
Kështu mjekët e spitaleve në shërbimin e urgjencës, reanimacionit, hemodinamikës, në njësinë e aksidenteve cerebrale si dhe mjekët neonatë, do të përfitojnë një shtesë për natyrë të veçantë pune në masën 18 000 lekë në muaj.
Infermierët dhe laborantët e spitaleve në shërbimin e urgjencës, reanimacionit, hemodinamikës dhe në njësinë e aksidenteve cerebrale përfitojnë një shtesë në masën 12 000 lekë në muaj.
Mjekët, të cilët në zbatim të sistemit të referimit dërgohen për konsulta dhe ndërhyrje kirurgjikale në spitale të tjera, përfitojnë për çdo ditë shërbimi një shtesë në page prej 10 000 lekësh në institucionet spitalore universitare dhe prej 5 000 lekësh në spitalet rajonale.

Për çdo shërbim rojë 24 orë pa ndërprerje mjekëve u jepet një shpërblim si më poshtë:

Në qendrat spitalore universitare:   Mjek rojë i parë    Mjek rojë i dytë
Për ditët e zakonshme                           6 000 lekë              5 600 lekë
Për ditët e shtuna                                  7 000 lekë              6 400 lekë             
Për ditët e diela e festat                         8 000 lekë              7 600 lekë             
 
Në institucionet e tjera:                Mjek rojë i parë     Mjek rojë i dytë
Për ditët e zakonshme                        5 600 lekë               5 200 lekë              
Për ditët e shtuna                               6 000 lekë               5 600 lekë              
Për ditët e diela dhe festat                  7 000 lekë               6 600 lekë                

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare" dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 mars 2017. Këtu vendimi i plotë./D.GJ.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>