News

nën282017

Mjekët me 0 kredite, në dhjetor provimi i certifikimit që u shpëton ose jo licencën

tags: mjek

Mjekët, farmacistët dhe stomatologët që nuk kanë plotësuar kreditet do të duhet t'i nënshtrohen provimit të certifikimit. Ky provim është kusht në mënyrë që të gjithë ata që nuk kanë plotësuar kreditet të mos humbin të drejtën e ushtrimit të profesionit. Në bazë të rregullores  mbetësit që rezultojnë të punësuar do të shkarkohen automatikisht nga detyra. Në rregullore thuhet gjithashtu se Urdhri i Mjekut, Farmacistit dhe Stomatologut kanë të drejtë edhe të pezullojnë lejen e ushtrimit të profesionit për të gjithë ata që kanë  0 kredite dhe që nuk e kalojnë  provimin e certifikimit. E njëjta praktikë vlen edhe për mjekët apo stomatologët e punësuar në privat. Nëse kanë 0 kredite apo nuk i nënshtrohen testit të ricertifikimit nuk mund ta ushtrojnë profesionin deri në përmbushjen e këtyre detyrimeve. Në spitalet private, kjo është më e vështirë për t'u verifikuar, pasi në pjesën më të madhe të rasteve, mjekët e shkarkuar në publik i janë drejtuar sistemit privat edhe në kundërshtim me çfarë parashikon ligji për profesionet e rregulluara.
Sezoni i provimit nis javën e dytë të muajit dhjetorit dhe do të zgjasë vetëm 5 ditë. Provimi i certifikimit për mjekët do të zhvillohet në Fakultetin e Mjekësisë në datat 7, 8, 12, 13 dhe 14 dhjetor. Stomatologët do të testohen në 8 dhjetor ndërsa farmacistët më datë 7 dhjetor. Kandidatët duhet të regjistrohen në qendrën kombëtare të edukimit në vazhdim, deri më datë 30 nëntor duke paraqitur: fotokopje të kartës së identitetit dhe fotokopje të lejes së ushtrimit të profesionit.

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>