News

dhj142017

Tuberkulozi, test për ta diagnostikuar drejtpërdrejt nga urina

Tashmë, identifikimi dhe matja e përbërësve të bakterit përgjegjës për tuberkulozin, bëhet drejtpërdrejt nga urina e të sëmurëve. Ky është rezultati i punimit të publikuar në revistën "Science Translational Medicine": "Glikani urinar lipoarabinomannan (LAM) te pacientët HIV-negativë me tuberkuloz pulmonar, ka lidhje me ashpërsinë e sëmundjes". Instituti i Lartë i Shëndetit (ISS) në Itali, që merr pjesë si bashkëpunëtor ndërkombëtar, bën të ditur se studimi është realizuar së bashku me Universitetin "George Mason" (GMU) dhe me institucione të tjera në SHBA, Australi, Peru dhe në Mbretërinë e Bashkuar.
Punimi tregon se ekziston mundësia që në urinën e pacientëve të prekur nga tuberkulozi, (TBC), të maten disa përbërës strukturorë ose sekretues të mycobacterium tuberculosis (MTB), bakteri përgjegjës për TBC-në. Ky është një test me ndjeshmëri dhe specifikim të lartë, që arrihet falë nanogrimcave inovative. Ai redukton kohën e diagnostikimit, përmirëson saktësinë dhe redukton analizat invazive.
«Janë përcaktuar tashmë kushtet optimale për kryerjen e testit dhe, në veçanti, është realizuar prototipi i një testi të shpejtë, i ngjashëm me një test shtatzënie, që bën të mundur përcaktimin e bioshënjuesve të ndryshëm të infeksionit tuberkular", thotë Roberto Nisini kërkues kryesor në Departamentin e Sëmundjeve Infektive (Imunologjisë) në ISS dhe një ndër përgjegjësit e studimit.
«Në këtë mënyrë, ne mund të parashikojmë një transferim të shpejtë të teknologjisë në praktikën klinike, gjë që mbush një hendek diagnostikimi dhe ofron perspektiva të reja në kontrollin e TBC-së, veçanërisht i nevojshëm në vendet në zhvillim në të cilat një test i thjeshtë dhe jo invaziv si ky i sapopropozuar, mund të kufizojë shpërndarjen e tuberkulozit dhe të ndihmojë në efikasitetin e kontrollimit të terapisë".
Metodat aktuale diagnostikuese për ekzaminimin e TBC-së (testi Mantoux ose testi IGRA), në fakt, bazohen në vlerësimin e përgjigjes imunitare të pacientit dhe kanë kufizime: pamundësinë për të bërë dallimin mes formave aktive të TBC-së, nga infeksionet tuberkulare të fshehta, mungesën e efikasitetit në rastet e imunodeficencave, specifikimin e ulët për testin Mantoux dhe koston e lartë të testit IGRA. Nga ana tjetër, identifikimi i drejtpërdrejtë i bakterit është i mundur vetëm në format e TBC-së pulmonare të hapur dhe kur është e nevojshme edhe kultura e bakterit, nevojiten ditë të tëra deri kur të merret përgjigjja. Testet molekulare mund të reduktojnë kohën e diagnostikimit në format e TBC-së me test pozitiv të pështymës, por mund të ekzekutohen vetëm pas ndërhyrjeve invazive në format e TBC-së, të ndryshme nga ajo pulmonare.
Punimi, vazhdon shënimin e saj ISS-ja, bazohet në përdorimin e nanogrimcave, të zhvilluara nga Dr. Luchini në laboratorët e GMU-së, të afta për të kapur me efikasitet të lartë përbërës mikrobikë me struktura kimike të ndryshme, mes të cilave glikane dhe proteina. Me përdorimin e këtyre nanogrimcave është bërë i mundur përqendrimi dhe mbrojtja nga degradimi i disa përbërësve strukturorë të MTB-së, siç është lipoarabinomannan-i, ose të sekretuar, siç është proteina ESAT-6, që rilëshohen në lëngjet biologjike (veçanërisht në urinë) të të gjitha subjekteve me TBC, pavarësisht nëse është i pranishëm edhe një infeksion me HIV. Rezultatet tregojnë se zbulimi i përbërësve të tillë bën diagnostikimin e TBC-së dhe se ekziston një lidhje mes sasisë së LAM-it të matur në urinë dhe ashpërsisë së sëmundjes.
«Aftësia e këtyre nanogrimcave për të përqendruar dhe ruajtur molekula në lëngjet biologjike edhe kur janë në doza të ulëta, na u duk ekstremisht e dobishme për të përmirësuar diagnostikimin e disa sëmundjeve infektive", përfundon Nisini.
Mundësia për të prodhuar nanogrimca, të afta për të përqendruar produkte  mikrobike ose virale të një natyre të ndryshme kimike, do të hapë më tej rrugën për vënien në zbatim të instrumenteve diagnostike inovative edhe për patologji të tjera infektive akute ose kronike. Këto instrumente do të jenë më të shpejta, më ekonomike dhe më specifike sesa ato që kemi tashmë në dispozicion, përfundon ISS-ja.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>