News

shk162018

Fruthi në Shqipëri. Humb jetën foshnja e dytë. 87 të tjerë të infektuar

Një tjetër foshnje ka humbur jetën për shkak të fruthit, në QSUT. Një bebe 4-muajshe, vajzë, e cila ka mbërritur nga Peshkopia me bronkopneumoni, ka humbur jetën pak ditë më parë, por njësoj si për rastin e parë, lajmi nuk është bërë publik.

Burimet thanë se, përveç ftohjes, foshnja është prekur edhe nga virusi i fruthit, komplikacionet e të cilit kanë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të bebes, duke i  shkaktuar vdekjen. Kjo është foshnja e dytë që humb jetën nga fruthi, pas foshnjës 8-muajshe që humbi jetën dy javë më parë.

Në  këtë moshë, bebet nuk mund të vaksinohen, sepse supozohet se ato kanë fituar imunitet nga trupi i nënës, e cila duhet të jetë vaksinuar ndaj fruthit. Deri më tani, numri i të prekurve nga virusi i fruthit, ka arritur në 87.

Mjekët u bëjnë thirrje prindërve që të mos paraqiten në QSUT nëse nuk ka raste urgjente, pasi tani, fëmijë të pavaksinuar dhe që shkojnë për tjetër problem në shërbimin e pediatrisë, infektohen me virusin e fruthit.

Ndërsa nënat me bebe duhet të bëjnë kujdes. Kur fëmija ka temperaturë të lartë mbi 38.5, ta dërgojnë menjëherë te mjeku pediatër në qendrën e tyre shëndetësore, pasi janë vetëm mjekët ata që përcaktojnë nëse është temperaturë e shkaktuar nga fruthi apo nga virozat e stinës.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>