maj102018
Anulohet kontrata e farmacive. UFSH: Të premten, një grup i përbashkët do të hartojë kontrata të reja
Protesta e paralajmëruar e farmacistëve nuk do të zhvillohet. FSDKSH-ja do të hartojë një kontratë të re e cila do të bëhet në bashkëpunim me një grup farmacistësh. Sipas presidentes së UFSH-së, zonjës Diana Toma, kontratat që janë lidhur deri më tani janë të pavlefshme.
Të paktën, ky është rezultati i takimit që ajo zhvilloi këtë të enjte me ministren e Shëndetësisë, zonjën Manastirliu.
"U ra dakord që një grup i përbashkët të ulet dhe të negociojë për kriteret që do të ketë kontrata e re. Nesër do të vijnë në Tiranë përfaqësues të Urdhrave rajonalë për të bërë një kontratë që të jetë në favor të të dyja palëve", u shpreh zonja Toma.
Sipas Tomës, do të vlerësohet edhe dëmi që shkakton lista e re e barnave të rimbursueshme. Por, nga ana tjetër, ato farmaci që kanë rënë pre e presionit dhe e kanë lidhur kontratën, ajo do t'u quhet e pavlefshme. Tanimë, do të hartohet një kontratë e re, por ndërkohë, protesta mbetet në fuqi për një ditë tjetër nëse nuk do të arrihen zgjidhje për të gjitha shqetësimet e farmacistëve.
Alma Demiraj