News

sht182018

Mjekët e familjes në presion për të kursyer fondin e rimbursimit.
FSDKSH: Mjekimi të fillojë me medikamentin më të lirë

Mjekët e familjes kërcënohen me vendin e punës për të mos dhënë barna me rimbursim që i përmban lista e barnave të rimbursueshme, por që janë të kushtueshme. Në qendrat shëndetësore në Tiranë ka disa mjekë të cilët, përveçse janë gjobitur në shuma nga 200 mijë deri në deri 500 mijë lekë, u ka mbërritur edhe letra për të zgjidhur kontratën me Fondin e Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor. Kjo i ka vënë në presion mjekët, që nuk po u japin barna pacientëve pasi rrezikojnë vendin e punës apo ndëshkohen me gjobë.

Mjekët e familjes të cilët lidhin kontratë me fondin e sigurimeve kanë të përcaktuar një fond që shkon mesatarisht nga 600 mijë deri në 1200 mijë lekë në muaj për barnat që duhet të rimbursojnë. Kjo shumë edhe mund të tejkalohet, por duke e justifikuar arsyen, siç përcaktohet në kontratë. Pas presionit të bërë nga fondi se do t'u zgjidhen kontratat, mjekët e familjes nuk guxojnë t'ua ndryshojnë mjekimin pacientëve edhe kur kjo është e nevojshme.

Të shumtë janë pacientët që vuajnë nga problemet kardiake dhe që plotësojnë pikëzimin që ka përcaktuar Fondi këtë vit për numrin e diagnozave e që nuk e marrin medikamentin me rimbursim. FSDKSH-ja ka rritur kontrollet ndaj mjekëve duke i penalizuar me gjoba. Kujtojmë se pak kohë më parë u zbulua një skemë mashtrimi me barnat me rimbursim në vlerën 5 milionë euro, pjesë e së cilës ishin punonjës të Fondit të Sigurimeve të Tiranës dhe jo mjekët.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>