News

maj182018

UFSH: Pas marrëveshjes me FSDKSH-në, farmacitë të firmosin shtojcën e kontratës

Farmacitë që kanë kontratë me Fondin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, kanë tanimë të zbardhura pikat me të cilat u dakordësua me FSDKSH-në pas protestës që ata bënë.

FSDKSH-ja nuk ka përpiluar një kontratë të re, por një shtojcë që i bashkëngjitet kontratës së mëparshme, ku janë pasqyruar pikat e zgjidhura sipas kërkesës së farmacistëve.

"U cekën të tëra nenet e kontratës, u rrëzuan diferencat në minus, u cekën dhe 4-5 pika të tjera të kontratës, u pranua që të hiqej një penalitet që rëndonte farmacitë që nëse për një afat "x" kohor nuk dorëzoheshin pranë fondit dokumentet, hiqej kontrata për 1 vit, u diskutua lidhur me problemet e sistemit informatik të cilat krijojnë probleme më tej në aplikimin e recetës, u ra dakord dhe është lënë diskutimi i hapur për të gjetur një zgjidhje", deklaroi presidentja e UFSH-së, zonja Diana Toma.

"Për disa pika të tjera të cilat nuk kanë marrë ende zgjidhje, do të vazhdojë dialogu", u shpreh presidentja e UFSH-së. Ndërkohë, edhe farmacistët të cilët e kishin firmosur më parë kontratën, do të duhet të firmosin shtojcën.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>