News

maj252018

Kontroll subjekteve që tregtojnë produkte kozmetike. Shumë shpejt nis zbatimi i ligjit

Të gjitha produktet kozmetike që tregtohen ne Shqipëri do të jenë të shoqëruara me etiketën në gjuhën shqipe. Ligji i miratuar në vitin 2017, pritet të hyjë në fuqi sapo të miratohen edhe 30 aktet nënligjore në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Për zbatimin e këtij ligji është ngarkuar Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror i cili do të kontrollojë jo vetëm farmacitë që tregtojnë produkte kozmetike, por të gjitha subjektet, si supermarkete apo sallone estetike që përdorin këto produkte. I kontaktuar nga Farmacist33.al, kreu i ISSH-së, zoti Eltar Deda tha se së shpejti nis zbatimi i këtij ligji.

"Ne kemi përgatitur aktet nënligjore që plotësojnë ligjin nr. 26. 2017 dhe sapo të miratohen në mbledhjen e qeverisë, do të nisë menjëherë zbatimi. Megjithatë, jemi brenda afateve të parashikuara", shprehet zoti Deda.
Në ligj, parashikohet që informacioni në etiketën e çdo produkti kozmetik të jetë në gjuhën shqipe dhe të lejohet vendosja në treg vetëm e produkteve nga një person përgjegjës i regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, i cili në varësi të rastit, është prodhuesi vendas, importuesi dhe shpërndarësi.

Kontrolli do të konsistojë në verifikimin e dokumentacionit të secilit produkt kozmetik dhe nëpërmjet kontrolleve fizike e laboratorike në terren. Pra, do të kontrollohen subjektet mjekësore e jo mjekësore që aplikojnë këto produkte dhe në rast shkeljesh administrative apo kur produktet kozmetike do të vlerësohen si të rrezikshme për shëndetin e njeriut, do të merren masa për konfiskimin e mallit dhe gjoba që variojnë nga 100 mijë, deri në 1 milion lekë.

Deri më tani, produktet kozmetike që tregtohen në Shqipëri nuk kanë kaluar në asnjë sitë kontrolli. Askush nuk i kontrollon substancat që injektohen nëpër sallone estetike për zbukurimin e formave trupore apo cilësinë e produkteve kozmetike që shiten në supermarkete apo parukeri të ndryshme.


Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>