News

maj72019

Melanoma. Shërbimi i dermatologjisë në ISHP tregon rritje të incidencës

Ashtu sikurse në vende të tjera të rajonit, dermatologët tanë thonë se ka një numër në rritje të njerëzve të prekur nga kanceri i lëkurës. Vetëm gjatë një viti ka pasur 25 raste në gjendje të rëndë të cilët janë trajtuar në shërbimin e dermatologjisë në QSUT. Por, sipas mjekëve, ky numër ndonëse jo i vogël, mund të jetë akoma më i madh pasi shumë prej pacientëve marrin shërbim në spitalet jopublike.

"Duhet të tregojmë kujdes me çdo ndryshim të nishaneve apo lezioneve që kemi në lëkurë pasi nëse diagnostikohet në kohë, kanceri i lëkurës është i kurueshëm, por neglizhenca mund të çojë deri në risk për jetën", shprehet dr. Monika Fida, mjeke dermatologe.

Kanceri i lëkurës, apo ndryshe, melanoma, është i lidhur me nishanet në lëkurë, por përveç trashëgimisë familjare, në shkaktimin e tij ndikojnë edhe disa faktorë të jashtëm.

"Përveçse mund ta kemi të trashëguar, ka dhe shumë faktorë të jashtëm që bëhen shkak për kancerin e lëkurës, të tillë si solarët, që përdoren nga të rinjtë për një ngjyrë të bukur të lëkurës para se të fillojë plazhi. Ata mund të jenë shkak për melanomë. Ata që kanë lëkurë në ngjyrë të çelur me tipare të çelëta dhe që sapo dalin në diell digjen, janë të predispozuar për melanomë", shprehet dr. Monika Fida.

Ndaj mjekët dermatologë kërkojnë mbrojtje të lëkurës para se të ekspozoheni në diell, pasi kanceri i lëkurës po rritet shpejt në popullatë dhe nuk prek vetëm moshat e treta, por edhe moshat e reja.

 

Rastet kur duhet të tregoni kujdes me nishanet
1.
 Formë asimetrike

2.  Ndryshime në ngjyrë dhe përmasa

3.  Diametër më të madh se 6 mm

4.  Gjakosje ose kruajtje

5.  Histori familjare me melanomë


Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>