News

maj282019

Vdekshmëria në Shqipëri. Në vend të parë, sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut

Gjatë vitit 2018 kanë humbur jetën 21 804 vetë, një shifër kjo që përfshin edhe vdekjet për shkaqe natyrale dhe aksidentet, raportuar nga INSTAT-i.

Sipas këtyre të dhënave, llogaritet se çdo vit humbin jetën 408 vetë, për çdo 100 mijë banorë. Numrin më të madh e zënë vdekjet nga sëmundjet e enëve të trurit e më pas vijnë sëmundjet e zemrës dhe ishemitë.

Sipas raportit të INSTAT-it, në vend të dytë renditen vdekjet për shkak të sëmundjeve tumorale, numri i të cilave është rritur. 129 vetë për çdo 100 mijë banorë humbin jetën çdo vit, për shkak të këtyre sëmundjeve dhe janë kryesisht tumoret në aparatin tretës, ato që kanë regjistruar numrin më të lartë.

Përsa i përket vdekshmërisë nga sëmundjet tumorale, duket se më të prekur janë burrat. Vetëm gjatë vitit 2018, kanë humbur jetën 32 burra për çdo 100 mijë banorë, më shumë sesa gratë. Duke iu referuar të dhënave të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë, vihet re se sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut janë më të përhapura te banorët e Kukësit, ndërsa vdekshmëria më e lartë për shkak të sëmundjeve tumorale shënohet në Shkodër dhe në Vlorë.

Në total, numrin më të lartë të vdekjeve në një vit e ka regjistruar Gjirokastra, me 1194 vetë, duke u pasuar nga Korça e më pas, Berati. Kurse Tirana mban numrin më të ulët të vdekjeve në një vit, me 581 raste, duke u pasuar nga Kukësi dhe Durrësi.

Raportin e plotë të INSTAT-it, e lexoni këtu.


Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>